Intervista/ Rama: S'kemi harruar
Kumanovën! S'ka veto për NATO

Intervista/ Rama: S'kemi harruar<br />Kumanovën! S'ka veto për NATO
Kryeministri Edi Rama ka folur për disa nga çështjet më të nxehta të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të shfaqura kohët e fundit. Gjatë një interviste për një televizion maqedonas shefi i qeverisë shqiptare ka përsëritur se Shqipëria nuk do të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ndërsa për ngjarjen në Kumanovë Shqipëria, tha ai, - kërkon hetim të plotë dhe transparent

Shqipëria nuk do të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Këtë qëndrim të ripërsëritur kryeministri Edi Rama e ka shprehur edhe në një intervistë për televizionin maqedonas Telma.Gjatë intervistës së zhvilluar në ambientet e kryeministrisë zoti Rama është kujdesur të hedhë poshtë të gjitha keqkuptimet që u ngritën pas deklaratës së tij në muajin maj.

"Shqipëria nuk do të vendosë veto në NATO. Plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë dhe përgjegjësi e partisë në pushtet”, - tha kreu i qeverisë shqiptare.
 
Në fokus të intervistës u vendos edhe përleshja mes policisë dhe një grupi të armatosur në Kumanovë, komunën e banuar nga shqiptarët e cila u përgjak me jetë të humbura. Rama përçoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë shqiptare se vetëm një hetim transparent dhe i pavarur do të ishte një ndihmesë për të gjithë në rajon.
 
“Hetimi i pavarur dhe transparent për incidentin në Kumanovë do të jetë një ndihmesë për të gjithë", ka thënë Rama ndër të tjera në intervistën për televizionin Telma, e cila do të publikohet e plotë pas orës 18:30.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi