Realizoi portretin e Papës, artisti shqiptar ia dhuron në Itali, piktori rrëfen për Report Tv takimin me të

Portreti i tij i buzëqeshur realizuar me mjeshtëri, bëri që Papa Françesco të ndalte hapat ndërsa besimtarët e prisnin që të mbante udiencën e përgjithshme në 3 gusht.

I tërhequr nga vepra e përballë autorit, artistit shqiptar Edmond Dhrami, Papa qëndron afro 10 minuta duke biseduar. E madje, realizon edhe selfie…

Portreti është i viteve të mëhershme, e madje edhe i publikuar mes të tjerave punë të artistit në gazetat lokale. Dhrami ka mbajtur mbi 100 ekspozita në mbarë botën e jeton në Itali, ku përqëndrohet edhe arti i tij. Portretet, zënë një pjesë të konsiderueshme të veprave të tij, mes peizazheve, natyrave të qetë e të tjerë dhe ka realizuar personalitete të historisë e humanizmit vendas si Shën Tereza, Skënderbeu e të tjerë.

Intervista e plotë për Report tv

Kur është realizuar portreti dhe çfarë ju ka frymëzuar?

Portreti është punuar në vitin 2017. Duke qene se nuk jam fetar, lidhja me këtë subjekt, u bë jo vetëm nga  stima dhe respekti që kam për Papën Francesco, por ishte shprehja shumë njerëzore, ajo që më frymëzoi, e cila lexohet mjaft dukshëm në fizionominë e tij.

Mund të na tregoni diçka më tepër rreth takimit me Papën?

Takimi me Papën zgjati rreth 10 minuta. Në momentin që po prezantohesha, isha shumë i emocionuar, por duke qenë se u ndesha me një  gjendje të qetë dhe me interes nga ana e tij, më bëri që të ndjehesha më i lirshëm në vazhdim me bisedën. Fjalët e tij ishin "më pëlqen, e gjej shumë interesante". Me kureshtjen që tregoi, më la të kuptoja, se donte të dinte më shumë për mënyren e pikturimit, për stilin, gjë e cila e ndezi të folurin nga ana ime, duke i shpjeguar konsiderueshëm pikturën time.

Cila është teknika e  përdorur dhe cilat janë dimensionet e pikturës?

Teknika është në vaj, e punuar me spatola, të cilat i ndërtoj vetë, dhe është trajtuar në mënyrë materike, që do të thotë me shumë ngjyrë. Përmasat janë 108 x 115 cm.

Ku do të ruhet piktura e dhuruar me aq informacion sa keni?

Dedikimi për dhuratë i pikturës për Papën i është shkruajtur direkt mbi beze nga ana e mbrampshme e tablosë. Së pari,  mendoj se veprën ose mund ta mbajë vetë ai, ose mund ta çojnë në muze apo edhe në zyrë të ndonjë kardinali në Vatikan, ose e fundit ta vënë në ankand për bamirësi.

Dy fjalë për artistin

Është larguar nga Shqipëria në vitin 1994. Pikturon prej 46 vitesh dhe ka realizuar një numër të madh ekspozitash, si personale ashtu edhe kolektive, në Itali por edhe në disa shtete të Evropës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë