Intervista/ Rrëfimi i Floidës: Unë
farmacistja që i hyra politikës

Intervista/ Rrëfimi i Floidës: Unë<br />farmacistja që i hyra politikës
Ajo është vetëm 22 vjeç. Po përfundon studimet si farmaciste, por dy ditë më parë mori votëbesimin për të drejtuar forumin rinor të LSI-së. Floida Kërpaçi i ka idetë e qarta: besim në frymën e ekipit, bashkëpunim në grup, dhe e sigurt për mbështetjen e Ilir Metës ndaj rinisë. E sapo zgjedhur në krye të LRI-së, ajo shpreh sfidën e parë për të: rishikimin e reformës në arsim. Në emër të forumit që drejton ajo kërkon nga qeveria korrigjimin e reformës.

Floida,  urime. Të premten pate një fitore bindëse për një mandat 4 vjeçar në krye të LRI-së. A mund të tregosh për lexuesin diçka për jetën tënde, arsimimin dhe angazhimin publik?
Përshëndetje, fillimisht faleminderit për urimin dhe për intervistën. Do doja të shprehja edhe njëherë falënderimet e mia për besimin e anëtarëve të Lëvizjes Rinore për Integrim, për të më besuar mua drejtimin e këtij forumi me kaq shumë fuqi vendimmarrëse në vendin tonë. Unë jam studente në vitin e 3-të te Fakulteti i Farmacisë, Universiteti i Mjekësisë së Tiranës.

Jeta ime është ajo e një studenti të thjesht shqiptar, por ndryshon sepse përveç angazhimit të shkollës, unë i dedikoj një pjesë të mirë të ditës sime angazhimit politik, organizimit të aktiviteteve politike rinore dhe nxitjes së të rinjve shqiptarë për të qene aktivë në shoqëri. Aktivizimi im në politikë ka nisur para 4 vitesh, në vitin 2012 kur unë isha akoma gjimnaziste të Petro Nini Luarasi. Bëra zgjedhjen e duhur që u angazhova, sepse qoftë si gjimnaziste, apo si studente, së bashku me mijëra të rinj të tjerë të LRI, kemi punuar dhe kemi qenë prezent duke përfaqësuar zërin e rinisë në çdo zhvillim madhor që ka ndodhur në Shqipëri në këto vite. Kam gjetur mënyrën më të mire për të kaluar kohën e lirë :) Në LRI ka vajza e djem të talentuar, me rezultate shumë të mira në shkollë, dhe që janë të gatshëm të punojnë e të sakrifikojnë çdo ditë për ta bërë Shqipërinë më të mirë!

Pse një studente mjekësie zgjedh politikën?
E di që nuk je e para që ma bën këtë pyetje?  Ka shumë njerëz që me habi më pyesin për lidhjen që ka edukimi im si Farmaciste me angazhimin politik. Unë mendoj se politika është bërë për njerëzit, dhe që politikanet të bëjnë që zëri i njerëzve të dëgjohet. U bënë 4 vjet tashmë, që unë angazhohem në LRI. Më pëlqen ta mendoj veten si një amplifikator për çdo çështje që shqetëson rininë Shqiptare. Duke u nisur nga eksperienca ime në LRI, unë kam bindjen se çdo i ri, farmacist, jurist, apo me arsim profesional, duhet të jetë e të ndihet i përfshirë në politikbërje, në mënyrë që drejtimin ku do shkojmë ne dhe vendi, ta përcaktojmë vetë ne të rinjtë.

Ju jeni një forum ku lidhja me njëri-tjetrin dhe fryma e grupit është evidente. Përtej kësaj, a flet LRI për temat e mëdha të politikës?
LRI është një familje. Kështu e quajmë në marrëdhënien që kemi me njeri-tjetrin. Të rinjtë e LRI kanë synim të jenë në pararojë të zhvillimeve të vendit, në mënyrë që për rininë, politika shqiptare të parashikojë një vend më të favorshëm në shoqëri. Ndaj, ato që ju quani "temat e mëdha të politikës", për ne nuk përbëjnë diferencë nga problemet e përditshme që rinia ka në shkollë, në komunitet apo në bashkinë ku jeton.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij