TIRANË - “Ngritja e Sekretariatit për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, lindi si domosdoshmëri për t’i dhënë një organizim ndryshe, sa më pranë qytetarit, aksioneve politike të opozitës”. Kështu shprehet, Ervin Salianji, drejtuesi i këtij Sekretariati, i ngritur me vendim të kryetarit Lulzim Basha disa ditë më parë.
Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, Salianji thekson se moto e punës së tij do të jetë ringritja e fuqishme e forcës së reagimit të qytetarëve, duke dëgjuar zërin e tyre në çdo cep të vendit dhe duke organizuar protesta të përditshme për çdo shqetësim dhe padrejtësi.
Për një organizim efikas të aksioneve politike të cilat janë detyrë e Sekretariatit për Aksionin Qytetar, Salianji deklaron se do të kërkojë edhe bashkëpunimin e departamenteve të tjera si dhe të deputetëve të grupit parlamentar. Me emërimin në Sekretariat, Salianji rikthehet edhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së tij në nëntor 2015, kur kandidoi për kreun e FRPD.
/Shqiptarja.com