Intervista/Spaho: TVSH për
biznesin e vogël, anti-Kushtetuese

Intervista/Spaho: TVSH për<br />biznesin e vogël, anti-Kushtetuese<br>
Kundërshtimin për taksimin e biznesit të vogël, Partia Demokratike do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho është shprehur për Report Tv se, përveç se kjo taksë rëndon mbi biznesin e vogël, qeveria ka parashikuar që tarifat e kësaj takes ti vendos me vendim dhe jo në ligj. Spaho foli edhe për taksën mbi objektet.

“Propozimi që ka ardhur në Kuvend është anti-kushtetues, sepse Kushtetuta thotë që taksa përcaktohen me ligj, që do të thotë që kufiri i bizneseve të vogla mbi të cilin do të jenë pjesë e skemës së TVSH-së duhet të jetë e përcaktuar në ligj. Qeveria ja ka lënë këtë të drejtë vetes së saj.

Në ligj thuhet se kufiri mbi të cilin do të futen ose jo në skemë bizneset e vogla përcaktohet nga Këshilli i Ministrave”, u shpreh deputeti demokrat.  Ankimimi në Gjykatë Kushtetuese do të bëhet menjëherë pasi qeveria të miratojë projektbuxhetin. “Sapo të miratohet, nëse qeveria do të vazhdojë me kokëfortësinë e saj për të mos reflektuar ndaj shkeljes së Kushtetutës, nëse do ta miratojë në fund të muajit nëntor, ne menjëherë do ta dërgojmë për ankimim në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Spaho.   

Deputeti i Partisë Demokratike po ashtu u shpreh kundër taksës për banesat dhe objektet e biznesit. Ai tha se kjo taksë do të rëndojë shumë mbi familjet shqiptare. “Në vende shumë më të pasura se Shqipëria, politika është që taksohet shtëpia e dytë në pronësi, jo e para pasi konsiderohet nevojë jetësore. Ne jo vetëm taksojmë shtëpinë e parë të banimit, por propozimi që ka ardhur është për të rritur në mënyrë të ndjeshme, ngarkesën fiskale për qytetarët dhe bizneset”, tha Spaho.  Projektbuxheti i vitit 2018 është ende duke u diskutuar në komisionet parlamentare.

Spaho 
“Propozimi që ka ardhur në Kuvend është anti-kushtetues, sepse Kushtetuta thotë që taksa përcaktohen me ligj, që do të thotë që kufiri i bizneseve të vogla mbi të cilin do të jenë pjesë e skemës së TVSH-së duhet të jetë e përcaktuar në ligj. Qeveria ja ka lënë këtë të drejtë vetes së saj. Në ligj thuhet se kufiri mbi të cilin do të futen ose jo në skemë bizneset e vogla përcaktohet nga Këshilli i Ministrave”. 

Takimi 
Klosi: Masa urgjente për uljen e ndotjes

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, mori pjesë ditën e djeshme në takimin për ngritjen e Forumit të Dialogut për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri. Kreu i Turizmit dhe i Mjedisit vuri sërish në qendër të vëmendjes bizneset që ndotin mjedisin duke mos respektuar asnjë kusht të lejeve mjedisore që kanë marrë dhe duke u kujtuar atyre se kujdesi dhe rehabilitimi i mjedisit është një detyrim ligjor.

“Është e paimagjinueshme sesi një deputet, një ministër mjedisi bën fushatë elektorale në zonën e Urës Vajgurore, ku brenda shtëpive gjendja është shumë e pastër, janë njerëz të shkëlqyer, bëmë goxha investim për qendrën urbane të Urës Vajgurore, por rreth e qark asaj bashkie ka me dhjetëra gurore që të bëjnë të ndihen keq që je nëpunës civil apo përfaqësues i atij komuniteti. Si ndodh kjo?

Nuk jemi kundër biznesit të gurores, por është e papranueshme për një vend të kujtdo niveli që gurorja që punon për kompaninë e huaj për realizimin e gazsjellësit TAP i plotësoka të gjitha kushtet ndërsa gurorja që punon për biznesin shqiptar ka të drejtën të ndotë të gjithë qytetin. Gurorja padyshim është një biznes i cili ka të drejtën legjitime që të bëjë biznes, por nuk mund të ketë të drejtën minimale që të ndotë jetën e qytetarëve“, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit.
 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë