Për herë të parë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, vjen në një rrëfim interesant për jetën e saj private, profesionale dhe familjare. Nënë e dy fëmijëve sot të rritur, Megit 23 vjeç dhe Genarit 17 vjeç, rrëfeu në “Pasditen…” e Rudina Magjistarit, jetën e saj, fëmijërinë dhe adoleshencën. Njerëzit që kanë ndikuar në formimin e saj, njohjen me bashkëshortin, punimet me grep për të mbajtur familjen nga varfëria, martesën dhe rrugën e gjatë të karrierrës për të mbërritur deri në postin më të lartë në vendimarrje si grua, Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë.

Znj. Jozefinë çfarë mendoni kur ktheni kokën mbrapsh për të parë gjithçka keni shkelur për të arritur deri tani?

Janë shumë vite. 17 vite janë, jo pak. Jamë përfshirë në politikë në një moment, kur fëmijët kanë qenë fare të vegjël  dhe sa herë që unë kthej kokën mbrapa, gjëja kryesore që mendoj, është kur kujtoj djalin. Ka qenë vetëm 9 mujsh dhe vajza që duket më e madhe ka qenë në klasë  të parë. Shpeshherë i kam lënë në shtëpi. Më kanë munguar dhe u kam munguar shumë, dhe kjo sigurisht është pjesë e brengës time dhe nëse, do të thoja një brejtje ndërgjedgje sigurisht kjo është, por unë kam qenë me fat,sepse kam jetuar me prindërit e bashkëshortit të cilët janë kujdesur për dy fëmijët. Sot ata janë djali është 17 vjeç ndërsa vajza 23 vjeç. Sigurisht është një rrugë shumë intensive me ngritjet  dhe uljet e veta. Rrugë që unë e kam bërë me shumë pasion, kam besuar fort në çdo gjë që kam bërë. E kam bërë me bindjen më të thellë dhe me dashurinë më të madhe.

Znj. Jozefinë cili është personi që ka influencuar më shumë në formimin e tuaj?

Në qoftë se e ndaj në dy pjesë që nga koha që kam qenë fëmëijë dhe në gjimnaz. Njerëzit që kamë dashur më shumë,kanë qenë nëna ime, babai kam një motër dhe një vëlla.
 
Një person që kam dashur shumë, ka qenë dhe xhaxhai im, e kam adhuruar.

Ai jetonte me ne. Kur isha e vogël rrinte gjithë kohës dhe me trajtonte sikur të isha e madhe. Ai përpiqej të më jepte mua sigurinë, sikur unë e kuptoja për bisedat që më bëntë të rëndësishme. Më bënte që të isha e rëndësihme, ishte shumë i ëmbël, shumë i kulturuar, shumë i lexuar. Në të njëjtën kohë më mbante për të mësuar edhe gjuhë të huaja, por edhe të mësoja përmendsh edhe vepra  të autorëve të ndryshëm.  Por dhe ma bënte qejfin dhe më thoshte: Ti duhet të dalësh,  të shëtisësh, të kërcesh, të shkosh në mbrëmje, të shkosh ne piacë, gjëra  që në atë kohë nuk është se prinmdërit të nxisnin apo toleronin shumë.

Pra ju i jeni shumë mirënjohëse atij ai ka ndikuar shumë për tu bërë kjo që jeni sot apo jo?Për të gjithë këtë formim për të gjithë këtë sukses në  karrierën tuaj apo jo?

Unë di që e kam dashur dhe e kam parë si idhull atë, si një lloj modeli që nëse do ta arrija ndonjëherë?!

Ata që influencojnë shumë në jetën e gjithsecilit, padiskutim janë dhe librat cili është libri juaj më i preferuar ?
Ka pas shumë libra varet nga periudha në të cilën e lexon. Sigurisht që ndoshta një moment të ndryshëm të jetës, të vështirë që ti mendon  se si do të vijë jeta, të gjithë dyert të duken sikur të janë mbyllur, të gjitha mundësitë. E  për të kaluar kohën shkon dhe kërkon një libër në raft të vjetër të shtëpisë në një moment të jetës tënde të vështirë pra ideja me myt kohën për të vrarë kohën, ndoshta…

Një ditë shkoj dhe gjej një libër që ishte shumë i vjetër, i viteve 1925 që e kishim pas në familjen e prindërve të mi. E mora për ta lexuar, libri ishte në italisht, dhe kur fillova ta lexoj faqet e para kishin humbur duhet ta kem filluar diku tek faqet 30 a 40, libër që do të ishte 100 faqesh dhe aq më pëlqeu ai libër, nuk besoj se kam fjet atë natë apo të nesërmen, kam mbaruar librin menjëherë. Libri ishte në italisht e titulohej “Noi vivi” (ne të gjallët, historia e kohës së revolucionit rus dhe mua më dukej sikur gjeja, një pjesë të jetës sime aty.

Librin se kam parë me kopertinë pasi më mungonin faqet e para siç dhe thashë. Ayn Rande, është  autorja më e jashtëzakonshme, më frymëzuese kurse “Revolta e atlasit” sërisht libri i Rande është libri më i shitur me 1 milion kopje. Kjo grua është shumë interesante shumë. Është filozofe që së bashku me dy gra të tjera amerikane, kanë krijuar rrymën filozofike të ekzistencializmit, por librat e saj janë shumë të shituara, por unë u dashurova shumë me dy personazhët e saj, njëra Kira, dhe  tjetri Andrea Taganov. kira ishte një vajzë që studionte për inxhinjeri, pra i pëlqenin shkencat dhe mua më dukej sikur ajo ishte “unë”. Në një farë mënyre, jeta e saj dhe gjërat se si iu sollën asaj, më dukej sikur po përkonin me gjerat se si po më silleshin mua përreth.  Taganov ishte një persoanzxh shumë interesant, një idealist, kishte qenë në krye të revolucionit Rus, ishte idealist shumë shpejt e kuptojën se  dashurojën njëri tjetrin. Por dua të them se autorja është e jashtëzakonshme në shkrimtaret dhe filozofet më të mëdhaja në botë.

Znj. Jozefina unë dua të dal menjëherë  në një moment shumë të veçantë. Mua më ka bërë shumë përshtypje kur mora vesh që ju keni punuar me grep si është historia e tyre?
Kam punuar me shtiza, kam punuar me grep, punoja trikot e mia, nëna imë më ka mësuar çdo gjë,  punëdore që bëja. Kur isha 12 vjeçe gjithë verën kam ndenjë duke bërë një triko, për veten time me motive të ndryshme ngjyrë, blu, e kuqe, dhe gri. Kur e mbarova trikon isha aq e lumtur sa që thashë kjo duket si me qenë e jashtme.  Pastaj mamaja më ka mësuar të bëja çentro, me katër shtiza. Ajo punonte për të na mbajtur ne fëmijët sepse ne ishim shumë të varfër. Unë mësova bashkë me të, për me fitu diçka dhe për të jetu, pasi ishim shumë të varëfr, isha unë babai, vëllai dhe motra.

Është një punë që do shumë durim, sepse këto me shtiza kanë formulat e tyre, çdo njëra prej tyre ka formulën e vet për ta bërë janë shumë të bukura dhe varet shumë nga peri që ti përdor. Kur e përdor bezh del dhe më e bukur dhe më e madhe me motive të ndryshme, dhe në qytetin tim  janë shumë të pëlqyera.
Unë ndoshta kam  qenë në brezat e fundit që kam punuar me shtiza, ndërkohë që me grep punojnë të gjithë të tjerët dhe bënin gjëra të mbrekullesuhme, në fakt të japin kënaqësi ose mua më jepnin.

A keni përgatitur të tilla, edhe për pajë kur jeni martuar?

Kam ende tek shtëpia e nënës, madje unë para dy netësh isha në Shkodër, ishin  karanavalet u ktheva për të takuar nënën, e cila mban ende një çarcaf një që unë e kam pas qëndis, me një punë, shumë të imët, gati si rrjet një punë që unë kam ndenjë me muaj të tërë, për ta bërë dhe që unë kur e shikoj, them o zot sa punë, sa muaj, sa durim, për ti qëndisur, dhe kam thënë do ja lë, kujtim vajzës time.

Ne kemi një foto të ditës tuaj të dasmës, jam shumë kurioze  e mbani mend ju atë ditë, çfarë ka pasur sa vjeç keni qenë ju kur jeni martuar?

Si se mbaj mend?! Duhet të kem qenë 23 e pak, 23 e gjysëm. Në këtë foto që ju tregoni jam tek shtëpai e babait. Është një shtëpi shumë e vjetër në Shkodër, atëkohë ka qenë shumë e mbajtur tani është dëmtuar shumë. Këtu kam qenë tek dhoma e pritjet, siç ishte zakoni ditë e shtunë do të prisje vizita, të shtunën në mbrëmje bëhej dasma, të dielën vinin të merrshin me taxi, që do hipje për herë të parë, se kisha provuar kurrë dhe mendoja qysh do ta mbaja vellon dhe fustanin. Sigurisht është një ndër kujtimet më të bukura.

Bashkëshorti juaj sigurisht nuk ka qenë duke e menduar se po martohej me Kryetaren e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Ju në atë kohë aspironit të bëheshit matematiciene, ai i përket tërësisht  një fushe tjetër apo jo? Atë të jurisprudencës, nëse unë se kam gabim…

Është noter. Po kjo nuk është periudha menjëherë mbas gjimnazit. Është periudha kur mua, nuk më realizoheshin asnjë prej ëndrrave të mia dhe nuk besoja më se, do të më jepej ndonjë shanc në jetë.  Kjo ishte gjëja më e bukur që unë… “Ok” isha e dashuruar do filloja jetën, do bëhesha me fëmijë, do krijoja  familjen time dhe kjo ishte gjëja më e bukur. Ndërkohë që ëndrra imë që e kam pas që në tetëvjeçare e në gjimnaz, ishte që të bëhesha matematiciene. Unë kisha një pasion të paparë, për matematikën, bëja gjithë mësimet e tjera vetëm për të qëndru me problemet që të tjerët nuk i dinin. E kur lexoja “Noi Vivi” mendoja se inxhinjiere do të ishte më mirë se matematikane. Unë e kam dashuruar shumë matematikën.

Një fotoja e juaja tregon që ju jeni në Vlorë, mund të më thoni si jeni njohur me bashkëshortin tuaj?
Po shpiat afër i kemi pasur, në një lagje. Aty jemi  njohur dhe pastaj jemi fejuar.

Jeni fejuar jeni martuar dhe tani jeni me dy fëmijë të mrekullueshëm.
Janë Megi dhe Genari. Megi tani ka mbaruar shkollën. Ka mbaru studimet ka apliku ka fitu për doktoraturë, dhe ecën në ëndrrat e saj.
Mbaj mend kur Genari dhe Megi, kanë qenë 6 vjeçe vajza, dhe djali vetëm pak muajsh. Kur unë jam zgjedhur për herë të parë deputete, dhe jam larguar nga Shkodra për në Tiranë dhe më pas në qytete të tjera.
Tani Genari është rritur është bërë 1.90 cm i gjatë. Kur shoh djalin se ka qenë 9 muajsh dhe tani është rritur është sportiest, atëherë e kpton sa vite kanë kaluar.

Të marrurit me politikë padiksutim që ju  sigurisht ju merr shumë kohë si arrini ta rikuperoni kohën e humbur me familjen ?
Periudha që unë u kam munguar më shumë fëmijëve të mi dhe familjes time, ka ka qenë pikërisht koha kur ato kanë qenë të vegjël se tani janë rritur. Por tani kam më shumë mundësi për të ndënjur me ta, se në atë periudhë kur ato kishin më shumë nevojë për mua, ato kanë pasur mamin shumë më pak, ashtu siç do fëmi kërkon mamin e vet. Sigurisht që unë tani i kurajoj, i kam afër, i përqafoj, dua ti mbaj në prehër por s’mbahen më janë rritur.

Në çfarë ju ngjajnë më shumë si Megi dhe Genari ?
Megi në natyrë, është e përkushtuar dhe sistematike, i duket sikur askërkush, në botë nuk mund ta gënjejë, duhet të thonë vetëm të vërtetën, kurse Genari, ka një humor të paparë është si babai im, humor tipik shkodran.

A kanë ndonjë farë tundimi për politikën ?

Unë jam përjekur që në shtëpi të mos flasë  për politikën, nuk dua që të përsëris ato gjëra që ato bombardohen në TV. duke I dëgjuar. Por në mënyrë të veçantë djali, të pyet, të bombardon me pyetje, të cilat unë përpiqem ti iki, nuk dua ti përgjigjem, por ai nuk të lëshon. Kurse Megi jo, Megi nuk tregon  ndonjë interes, ka interesa kështu të përgjithshme. Ajo dëshiron të dijë çndodh, sigurisht ajo qysh e vogël vinte me mua në mitingje, por është më ndryshe më e përkushtueshme, tek studimet tek librat, tek doktoratura dhe puna.
 
Ju duhet të jeni shumë krenare të mendosh që vajza është shumë e re, studion për doktoraturë …
Po është vetëm 23 vjeç, më e reja në grupin e doktoraturës, dhe unë një ditë i thashë: Jam shuëm e e kënaqur që ti ia dole dhe të gjitha ëndrrat e mia i pashë, të realizuara tek ti. “Më pa dhe më tha”. “Çfarë ëndrrash ke parë tek mua?!, unë nuk bëhem Kryetare Parlamenti?!, ti je bërë…


Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)