Intervista/ Topi: Asnjë mundësi
 të bëj koalicion me Berishën

Intervista/ Topi: Asnjë mundësi<br /> të bëj koalicion me Berishën
TIRANË - Një koalicion me formacionin politik të Berishës Fryma e Re Demokratike e sheh të pamundur në këto zgjedhje. Kjo deklaratë e prerë vjen nga kreu i kësaj force politike Bamir Topi në një intervistë për A1Report, jo si një qëndrim personal i tij, por i Frymës së Re Demokratike në tërësi.
 
Sipas Topit, FRD është e hapur për të bërë koalicion por vetëm nëse plotësohen parimet që kërkon kjo forcë, në të kundërt ajo do shkojnë në zgjedhje sërish e vetëm si në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës.
 
“Të gjitha opsionet mbeten të hapura nëse nuk hapet rrugë për implementimin e parimeve të tona të tona të forta, nuk mund të përjashtojmë mundësinë të vazhdojmë të prezantohemi të vetëm në këto zgjedhje. Ne nuk do futemi në çdo lloj rrethane me koalicionin e Sali Berishës duke i njohur këtij individi rol të rëndësishëm ne thellimin e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri, në shkatërrimin e të djathtës në Shqipëri, një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e mjaft pengesave që FRPD ka pasur që ne fillimin e saj”, thotë zoti Topi.
 
I pyetur nëse ka pasur kontakte deri më tani me kreun e kësaj mazhorance Topi shprehet kështu:
 
“Jo nuk ka pasur kontakte dhe të jem i hapur FRPD nuk i lutet askujt për të krijuar asnjë koalicion, ne jemi të hapur dhe patjetër do t’i takojë forumit vendimmarrës të FRPD për të bashkëpunuar me mundësi alternative. Sepse nuk është thjesht një koalicion po ka edhe mundësi të tjera”, thotw kreu i FRD-sw.
 
Për Topin ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk identifikon të djathtën.
 
“Ka pasur një çudi të madhe kur ka pasur një konkurrim ndërmjet Sali Berishës dhe Pjetër Arbënorit në fillimet e para dhe çudia vinte nga një i huaj që merrte pjesë në këto punime, e gjithë salla bërtiste poshtë komunizmi dhe në krye u zgjodh ish-komunisti dhe ai që kishte vuajtur 28 vjet burg nuk u zgjodh për të drejtuar një parti demokratike. Nuk është problemi kush është kryetar formal po problemi është i një psikologjie dhe kush e drejton realisht atë parti”, shprehet për A1 Report ish-presidenti Topi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike