Intervista/ Tritan Shehu: Lufta
politike e PD, rezultoi e sukseshme

Intervista/ Tritan Shehu: Lufta<br />politike e PD, rezultoi e sukseshme
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, shprehet se bojkoti 6 mujor i opozitës ishte një veprim i detyruar. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqiptarja.Com”, shpjegon se e gjithë lufta politike që opozita bëri në përmbyllje të saj rezultoi e sukseshme.

Këtë argument, deputeti demokrat e lidh drejtë për drejtë çështjen e dekriminalizimit e cila u arrit të jetë një nga pikat e marrëveshjes së votuar nga të dyja palët në Kuvend. Ndërkohë, Shehu thekson se në çështjen e dekriminalizimit PD-ja do të ketë rolin kyç në këtë proces.
 
Si e vlerësoni rikthimin e opozitës në Kuvend pas 6 muajsh bojkot?
Lënia e Kuvendit nga opozita për 6 muaj, ishte një veprim i detyruar, si pasojë i arbitraritetit dhe elementëve të dhunshëm që u shfaqën në Kuvend. Unë mendoj se mos pjesmarrja dhe kjo luftë politike që PD realizoi në këtë periudhë ishte e suskesshme. Kjo krijoi mundësitë që problemet ekzistuese të viheshin në qendër të vëmendjes, të opinionit publik shqiptar e të atij ndërkombëtar. Këto janë realitete jo pozitive për vendin dhe për politikën tonë, në radhë të parë të shfaqura me nivele të kriminalizimit të Kuvendit dhe të institucioneve, por që duhen përballuar.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)