TIRANE - Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Ferdinand Xhaferraj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” thotë arësye e humbjes katastrofike të PD përballë të majtëve në këto zgjedhje. Sipas tij arroganca qeverisëse, klonimi në listat e PD të eksponentëve të PS, korrupsioni, mosndryshimi i qeverisë ndikuan në këtë humbje shokuese. Për të duhet të fillojë ringritja e PD.
Kryetari i PD Berisha dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në PD. Si e konsideroni këtë akt të tij, pas humbjes në zgjedhje?
U dorëhoq ashtu si duhej të dorëhiqej Berisha. Pra, edhe akti i dorëheqjes e ekspozoi Berishën në përmasën e një burri shteti që edhe kur vendos të tërhiqet, përseri di të lexojë nga e shkuara dhe ta verë atë në shërbim të të ardhmes.
Them kështu, sepse edhe procesi i dorëheqjes së Berishës dhe vete dorëheqja u kryen jo vetëm pa vonesë, por dhe duke kontribuar në realizimin e një prej objektivave më madhorë të Shqipërise në këto 20 vite: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Për më tepër, Berisha po garanton një tranzicion paqësor të pushtetit, aq i domosdoshëm për sfidat integruese dhe imazhin e vendit.
Në konsiderata relative, kjo sjellje politike e Berishes është edhe më shumë e vlerësueshme kur dëshmohet nga vete Berisha i cili përgjithësisht ka ekspozuar qëndrime agresive, në raport me kundërshtarin politik.
Mendoni se ka ndikuar në këtë humbje dramatike përzgjedhja e kandidaturave dhe strategjia e koalicioneve dhe fushatës?
Unë mendoj se shkaqet ishin më të thella dhe duan një analizë të plotë. Pa diskutim që çdo element ka ndikuar, por ajo që dua të theksoj ka të bëjë me faktin se mbas katër vjeçarit të parë të qeverisjes, Partia Demokratike hyri në zgjedhje krenare lidhur me produktin që ajo krijoi, në dobi të qytetarëve.
Pra ju thoni se 4-vjeçari i dytë i qeverisjes s’ishte si i pari?
Unë them se nëse në katërvjeçarin e parë Partia Demokratike dhe qeverisja e saj i dëshmuan shqiptarëve fuqinë e ndryshimit, në katërvjeçarin e dytë ne dëshmuam fuqinë e një pragmatizmi ordiner që prodhoi deri edhe klonimin në listat e PD-së të eksponentëve të Partisë Socialiste.
PD dhe koalicioni i djathtë shënoi një humbje të thellë në të gjitha qarqet, madje me përmbysje të mëdha si në Shkodër, Durrës, Lezhë, Dibër etj. Cilat mendoni se janë edhe shkaqet e tjera të kësaj humbjeje shokuese, që një sistem i tillë zgjedhor rrallë ta ofron? Mendoni se ka ndikuar konsumi i shumë ministrave?
Humbja ishte në përmasa shokuese jo vetëm për PD-në. Gjeografia dhe thellësia e humbjes bëjnë të domosdoshëm një reflektim të thellë për të adresuar si duhet edhe sa duhet arsyet bazë që ndikuan në këtë humbje. Kjo do të thotë se pa analizuar si duhet të shkuarën, për të evidentuar qartësisht se çfarë bëmë keq, PD do ta kishte të pamundur të projektonte si duhet të ardhmen.
Z.Xhaferri a ka shkaqe të tjera të humbjes?
Ajo që mund të thuhet është se konsumi i tetë viteve në qeverisje dhe qëndrimi stoik për të mosndryshuar imazhin qeverisës edhe mbas pesë apo gjashtë vitesh në qeverisje padyshim që ka qenë një nga shkaqet madhore. Berisha pranoi dhe mori përsipër të gjitha përgjegjësitë, por unë mendoi se humbja duhet analizuar në të gjithë elementët e saj. Duhet pranuar se qeverisja dëshmoi vizion lidhur me prioritet e vendit ku përfshihen energjia, infrastruktura dhe shumë elemente të tjerë tashmë të diskutuar.
Por, qeverisja e Berishës u deformua rëndë lidhur me cilësinë e shërbimeve të drejtëpërdrejta ndaj qytetarëve. Këtu kam parasysh se drejtimi i administratës qëndrore në nivel vendor, ku edhe jepen shërbimet e drejtëpërdrejta për qytetarin, degjeneroi në individë, të cilët të mbrojtur nga ombrella klienteliste në Tiranë, jo vetëm që nuk jepnin shërbime për qytetarin, por shumë më keq se kaq. Korrupsioni u bashkua me sjellje arrogante, duke prodhuar jo lodhje, por mërzitje qytetare gjë që e reflektua masivisht me votë.
Këto mendoni se thelluan rzultatin kundër...?
Në përshpejtimin dhe radikalizimin e kësaj merzitje pa me të voglin dyshim ka ndikuar kriza ekonomike globale që dha efekte dhe në Shqipëri. Kriza ekonomike globale goditi një qeveri në vitin e shtatë dhe të tetë të saj dhe padyshim ndikoi në konsumimin më të shpejtë të qeverisë, në percepsionin e zgjedhësve. Edhe tentativat e lidershipit qeverisës për të injektuar optimizëm tek zgjedhësit shqiptarë, duke promovuar rritje ekonomike apo rritje të standarteve të jetesës (që padyshim janë arritur nga qeverisja e PD-së), duket se janë perceptuar si arrogance dhe më lart kemi pranuar se dhe arrogancë ka pasur.
Këtë e kishte kuptuar edhe vetë Berisha kur vendosi të organizojë një fushatë të modelit “Toën Hall” që bazohej tek domosdoshmëria për të dëgjuar zgjedhësit, por duket se ishte shumë vonë. Arroganca duket se ka ndëshkuar në zgjedhje jo vetëm PD-në, por edhe Partinë Socialiste. Arroganca e Ramës e shprehur edhe në fushatë ka prodhuar një rezultat zhgënjyes për vetë Partinë Socialiste. Them kështu, sepse mbas tetë vitesh në opozitë dhe në kushtet kur qeveria ndëshkohet qartësisht dhe masivisht, opozita kryesore nuk është në gjëndje të ndryshojë pozitivisht produktin e saj elektoral. Partia Socialiste ka pothuajse të njëjtin numër deputetesh si në vitin 2009.
Berisha tha se do të jetë në timonin e PD deri në Kuvend kur të zgjidhet lideri i ri. Flitet për disa kandidatura, Basha, Topalli, Olldashi por dhe Selami. Mendimi juaj?
Veprim normal i zotit Berisha që duket se do të jetë në timonin e PD-së për të mos lënë vakuum dëmtues në procesin e zgjedhjes së lidershipit të ri. Qëndrimet më të fundit të Berishës na bëjnë të shpresojmë se Berisha do kontribuojë për të përcaktuar rregullat e konkurimit pa favorizuar apo diskriminuar ndonjë nga konkuruesit.
Berisha ka qënë kryetar i PD për 23 vite dhe militantët e PD nuk e mendojnë këtë parti pa të. Çfarë duhet të bëjë PD që ajo të ringrihet, pasi janë tashmë janë gati dhe betejat elektorale, me garën për pushtetin vendor?
PD tashmë e ka filluar ringritjen duke investuar për të zgjedhur lidershipin e ri sipas parimit demokratik ‘një anëtar një votë’.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com