TIRANE - Humoristi i njohur Xhevair Zeneli nuk ka kaluar pa komentuar për gazetën tonë deklaratën e kryeministrit Berisha se nëse nuk do të bëhej mjek, ai do të ishte bërë fermer, pasi ka qënë pasioni më i madh i tij. Humoristi i njohur përmes një interviste të shkurtër ka dhënë një perceptim se si do të ishte Sali Berisha si fermer, dhe si do të ishte një ditë pune e tij, e mbushur me shërbim ndaj bagëtive, pulave, arës në mal tre orë larg me këmbë, si do të kontrollonte silazhin për gjënë e gjallë. Por dhe komenton rastin e karriges.

Si humorist si e komentoni pasionin e Berishës për bujqësinë?
Berisha ndoshta e lidh këtë me të ardhurat e popullsisë që deklarohen me statistikë, që të parët janë mjekët, të dytët fermerët. Artistë vijnë të tretët sipas Berishës.

E imagjon vertetë si fermer Berishën?
Po e imagjinoj sesi Berisha do të çohej herët në mëngjes, shumë herët, do çonte njëherë bagëtitë për t’i kullotur, pastaj do shkonte të shihte njeherë arat në mal, për të cilat do t’i duheshin tre orë në këmbë vetëm për t’i parë. Pastaj tre orë të tjera do t’i duhej të zbriste në fushë në këmbë e të kontrollonte silazhin pranveror e pas orës 12.00 mesnate i binte të qëndronte përballë derës së shtëpisë.

Mirëpo edhe aty do të hezitonte të hynte, sepse do t’i kujtohej pularia a ishte e mbyllur dera e pulave, dhe do të thoshte me vete pse nuk i kontrollova njëherë pulat a janë siguruara. Me qepallat të rënduara nga gjumi do të kryente dhe atë punë dhe kur të kthehej në pragun e shtëpisë do t’i ngleshin vetëm dy orë gjumë. Kjo është dita e punës së një fermeri sot për sot dhe kështu mund ta imagjinoj.

Në manadatin e parë Berisha e mori një karrige, po në të dytin do të marr dy karrige?
Po qe se kërkon të marrësh karrige, nëse e ke marrë njërën karrigen e parë, të dytën do sulesh të marrësh se askush nuk kthehet prapa të marë të njëjtën karrige që mori njëherë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)