TIRANE- Vizita e kancelares gjermane në Tiranë, për historianin Pëllumb Xhufi është një paketë mesazhesh të cilat lënë detyra serioze për tu kryer, dhe jo një “përkëdhelje” favorizuese ndaj Shqipërisë. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Xhufi thotë se kursimi i fjalëve të mira të Merkel ka zhgënjyer jo pak politikën shqiptare, por e rëndësishme sipas historianit, është se ajo qartësoi sfidën që ka Shqipëria: kryerja e reformave.
Gjatë intervistës, Pëllumb Xhufi flet dhe për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, duke thënë se çështjet e hapura, nuk mund të zgjidhen nëse shteti helen vendos kushte. Xhufi shprehet kategorikisht kundër varrezave të reja greke në jug të vendit, duke i quajtur ato, një mëkat i tepërt, që s’do ta pranonte as qeveria më e korruptuar.
/Shqiptarja.com