Intervista/ Zhbogar: Kërcënimi i
dëshmitarëve, shqetësim i BE-së

Intervista/ Zhbogar: Kërcënimi i<br />dëshmitarëve, shqetësim i BE-së
Samuel Zhbogar thotë se Kosova i ka kryer të gjitha detyrat e saj për Specialen, por pranon se janë të shqetësuar me rastet e kërcënimit, frikësimit të dëshmitarëve, duke i detyruar këta të fundit për t’i ndryshuar deklaratat. Gjatë intervistës për “Zërin” ai ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, për demarkacionin me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave, etj.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zhbogar, pranon se janë të shqetësuar me rastet e kërcënimit, frikësimit të dëshmitarëve, duke i detyruar këta të fundit për t’i ndryshuar deklaratat dhe kjo, sipas tij, është njëra nga arsyet se Gjykata Speciale ka vetëm gjykatës ndërkombëtarë që merren me rastet e tilla.

Zhbogar, i cili është në fund të mandatit të tij si i pari i BE-së në vend, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka pohuar se mbrojtja e dëshmitarëve është njëra prej çështjeve kryesore të kësaj Gjykate. Sipas tij, Kosova tashmë i ka kryer të gjitha detyrat e saj për Specialen, BE-ja është e gatshme ta financojë, mirëpo duhet që Holanda ta ratifikojë marrëveshjen me Kosovën

Në intervistën e dhënë për “Zërin” Zhobgar flet edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, ku, siç thotë ai, frika ekziston tek të dy palët: tek shqiptarët e Kosovës ekziston frika se Asociacioni mund të shndërrohet në një Republika Srpska dhe tek serbët se nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm, prandaj u nevojitet mbrojtje nëpërmjet Asociacionit. “Mendoj se të dy palët duhet të ulen të bisedojnë se nuk ka mënyrë tjetër për ta krijuar Asociacionin”, shprehet ai

Redaksia online
(S.m/shqiptarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid