PRISHTINE - Ministrja e Integrimit të Shqipërisë Klajda Gjosha flet në një intervistë për KosovaPress mbi hapat që ka bërë deri më tani Shqipëria në ecurinë dhe përshpejtimin e procesit të Integrimit në BE.
Kush janë reformat që janë përmbushur dhe ato që priten akoma, çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe kur do të çelen negociatat.
Por krahas procesit të integrimit, ministrja Gjosha flet edhe për fenomenin e azilkërkuesve shqiptarë apo eksodin e qytetarëve të Kosovës, që sipas saj i ka rrënjët te mungesa e liberalizimit të vizave.
Më tej komenton protestat e dhunshme në Kosovë, sulmet terroriste, tolerancën fetare që karakterizon shqiptarët, dhe mbështetjen që po ofron Shqipëria në avancimin e shtetit të Kosovës në proceset integruese.
Gjosha, flet për të mirat që ka fituar Shqipëria nga marrja e statusit kandidat dhe të mirat që i erdhën vendit të saj prej kur Shqipëria mori liberalizimin e vizave.
Sipas Gjoshës, nëpërmjet statusit të vendit kandidat Shqipëria ka krijuar një imazh tjetër në botë, dhe kjo do të thotë dhe do të përkthehet në më shumë investime të huaja kundrejt vendit, kundrejt Shqipërisë.
"Nëpërmjet statusit të vendit kandidat Shqipëria ka krijuar një imazh tjetër në botë, dhe kjo do të thotë dhe do të përkthehet në më shumë investime të huaja kundrejt vendit, kundrejt Shqipërisë, dhe çdo investim i huaj për në do të thotë jo vetëm më shumë të ardhura për Shqipërinë, por më shumë vende pune. Dhe kur flasim për vendet e punës këtu është pikërisht marrëdhënia e drejtpërdrejt që shkon deri tek qytetari. Vërtet nuk janë investime që ndodhin sot apo nesër, por në një periudhë afatmesme Shqipëria ka fituar një besueshmëri të jashtëzakonshme të vendeve anëtare që sistemi shqiptar po funksionon dhe mundësia për të ardhur dhe për të investuar në këtë vend është shumë e mirë, mundësitë janë shumë të mira dhe shumë shpejt do të shohim dhe rezultatet e para që vijnë nga statusi i vendit kandidat", thotë Gjosha.
Shqipëria tashmë ka marrë statusin për kandidatë por, për t'u integruar plotësisht në BE, i duhen të plotësojë pesë prioritetet e kërkuara nga BE.
Se sa larg apo afër është Shqipëria, shpjegon edhe ministrja Gjosha në këtë intervistë.
Reformat në Administratë Publike, është njëra prej prioriteteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, dhe Gjosha thotë se ky kriter vetëm se është plotësuar.
Por, si prioritet më i rëndësishëm është edhe ajo e reformave në drejtësi, që Gjosha thotë se kjo është një nga pjesët kyçe që i jep përgjigje shumë prioriteteve të tjera dhe sidomos çështjeve të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar që janë edhe prioritetet 3 dhe 4.
E për t'u plotësuar të gjitha këto dhe që Shqipëria të jetë anëtare në Bashkimin Evropian, Gjosha thotë se do t'u duhen plotë pesë vjet.
"Është e pamundur të negociosh për një datë, sepse këto gjithmonë janë reforma në vazhdimësi dhe në momentin kur procesi është i qartë dhe ka arritur të ketë një sukses atëherë patjetër që do ti jepet edhe një datë e mundshme. Shqipëria nuk pret të anëtarësohet në 5 vite, ne jemi shumë me këmbë në tokë kur flasim jo vetëm për procesin e integrimit, por dhe për arritjet që mund të ketë vendi në 5 vite dhe nuk presim anëtarësim", thotë ministrja Gjosha për KosovaPress.
Në këtë intervistë, ministrja e Integrimit të Shqipërisë, ka folur edhe për azilkërkuesit, që edhe Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm që po marrin rrugët e Evropës.
As ky vend nuk është më mirë se Kosova, por Gjosha thotë se kanë arritur që përmes disa marrëveshjeve që kanë bërë me Italinë dhe Greqinë të ndalin migrimin.
E një marrëveshje të tillë Shqipëria ka bërë edhe me Anglinë, nga ku azilkërkuesit kthehen në Shqipëri ende pa mbërritu në këtë vend.
"Ka pasur një punë shumë të madhe që është bërë mes policisë shqiptare dhe asaj greke; italiane; sepse siç dihet shumica e shqiptarëve që largohen kundrejt vendeve të tjera të BE-së kalojnë nëpërmjet kufirit grek dhe italian. Kështu që forcimi i marrëdhënieve mes policive të vendeve fqinje është thelbësor në ndalimin e të gjithë azilkërkuesve", thotë Gjosha.
Ministrja e Integrimit krahason kohën kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm dikur, e tash në vitin 2015 kosovarët nuk kanë liberalizim të vizave.
Mërzitja nga një dukuri e tillë sipas ministres Gjosha shtynë qytetarët e Kosovës të migrojnë ilegalisht. Sipas saj edhe gjendja ekonomike është njëra prej arsyeve që një numër i madh i qytetarëve nga Kosova po migrojnë.
"Unë besoj se përveç shkakut ekonomik që i shtyn njerëzit gjithmonë të largohen aty ku ata mendojnë se do të përfitojnë një punë më të mirë, një pagë më të mirë, një jetë më të mirë; pjesa tjetër dhe unë e them këtë me plot bindje; është ndoshta dhe mërzitja e madhe e popullit kosovar për mosliberalizimin e vizave. Sepse Kosova është një shtet që ka udhëtuar lirshëm në ato vite kur nuk mendohej që mund të udhëtoje i lirë në Europë, kur Shqipëria nuk e ka pasur këtë mundësi; në dijeninë time qytetarët e Kosovës kanë qenë të lirë për të udhëtuar, dhe sot në 2015-ën ne ende diskutojmë çështjen e vizave për Kosovën", thotë Gjosha.
Ministrja Gjoshi, flet për KosovaPress, edhe për sulmet terroriste, fenomen ky i përhapur mjaftë shumë kohëve të fundit.
Por duke marrë për shembull rastin e Kosovës dhe Shqipërisë, Gjosha thotë se nuk ekziston rreziku në këto dy vende, dhe kjo dukuri nuk do e dëmtojë asnjërin shtetë se paku për t'u integruar në BE.
"Dhe unë nuk besoj që Shqipëria dhe Kosova janë vende që nxisin shkuarjen e të rinjve drejt Sirisë, përkundrazi ne jemi vende që nuk e kemi konsideruar asnjëherë çështjen e fesë për të hyrë në luftë me njëri-tjetrin apo me këdo vend në botë. Unë them se jemi shembuj të mirë të bashkëjetesës fetare, jemi shembuj të mirë të vendeve që kërkojnë anëtarësimin në BE. Raste ka nuk mund të përjashtohen, por ka dhe raste kur janë kthyer me dhjetëra të rinj, pra i kanë provuar këto vende dhe i janë rikthyer Shqipërisë sepse kanë kuptuar që realisht kjo gjë nuk funksionon", thotë Gjosha.
Ministrja flet edhe për përkrahjen që mund t'i japin Kosova dhe Shqipëria njëra tjetrës rreth integrimit në BE.
Thotë se Kosova dhe Shqipëria janë të pandashme njëra me tjetrën dhe se sipas saj nuk mund të ketë Europë të bashkuar pa këto dy shtete.
"Por ne dimë një gjë që nuk mund të ketë Europë të Bashkuar, të plotë, pas pasur Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e kësaj familje të madhe europiane. Përsa i përket ndihmës konkrete ne kemi një marrëveshje me shtetin e Kosovës, ku ne ndajmë së bashku të gjithë legjislacionin e përafruar deri më tani shqiptar, të përkthyer në anglisht", tha ndër të tjera Gjosha.
Ministrja e Integrimit ka komentuar edhe rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke folur për deklaratat e ish - ministrit për Kthim dhe komunitete Aleksandër Jabllanoviq dhe protestat që u zhvilluan kundër kësaj deklarate.
Ajo thotë se protestat janë pjesë e demokracisë dhe protestat ndodhin në çdo vend. E rëndësishme sipas saj është që ato të mos denigrojnë në dhunë apo në humbjen e jetëve të njerëzve apo të qytetarëve.
Duke shpresuar që gjendja të normalizohet në Kosovë, ajo nuk ka dashur të komentojë rreth deklaratave të Jabllanoviqit, pasi sipas saj i takon vetëm Qeverisë së Kosovës./ATSH/
/Shqiptarja.com