SARANDË- Aksioni i INUK-ut është zhvendosur në Ksamil të Sarandës, aty ku do të prishen rreth 39 objekte të paligjshme.
Sipas informacioneve, objektet janë ndërtuar afër plazhit dhe në brendësi të fshatit. Bëhet fjalë për lokale turistike, kioska dhe banesa të vogla sezonale plazhi.
Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Sarandë, Zenel Seitaj bën të ditur se pronarët e objekteve pa leje janë njoftuar më parë për aksionin e sotëm.
Mësohet se disa prej pronarëve të ndërtimeve pa leje kundërshtojnë aksionin duke thënë se INUK po bën diferencime dhe selektime të objekteve.
Megjithatë, INUK do të vijojë aksionin deri në përfundim të prishjes së 39 objekteve.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com