POGRADEC - Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot aksionin për rehabilitimin e aksit Pogradec-Lin, ku janë parashikuar të shemben një sërë objektesh mes të cilëve një pallat 7-katësh.
Sipas INUK prishja e ndërtesës 7-katëshe në zonën e Hudënishtit do të bëhet me eksploziv dhe për këtë arsye ka nisur përgatitja dhe vendosja e sasisë së eksplozivit në godinën në fjalë.
Ndërtesa që do prishet me shpërthim të telekomanduar është një banesë 7-katëshe, ndërsa pronari i saj kundërshton ashpër këtë aksion.
Mësohet se godina 7-katëshe ishte projektuar për pallat banimi, ndërkohë që qeveria do të dëmshpërblejë pronarin e ndërtesës për prishjen e saj. Prishja e ndërtesave në Pogradec-Lin i hap rrugën planit të ri urbanistik. Sakaq edhe banorët e Hudënishtit në Pogradec, prej ditësh janë në protestë kundër aksionit të INUK në këtë zonë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO