Pamjet me dron/INUK shpërthime në pallatin 13 katësh në Durrës për të dobësuar strukturën, pas 2 javësh shembet

DURRËS - Një pallat 13 katësh në lagjen nr. 17 në Durrës është shpërthyer këtë të dielë (20 shtator) me qëllim dobësimin e strukturës.

Disa ditë më parë, forcat e xhenios tentuan të dobësonin muret e brendshme duke shpërthyer vetëm kapsollat detonatore, por pa dobi.

Ajo do të shembet pas dy javësh ndërkohë që INUK ka kryer 12 shpërthime brenda pallatit këtë të dielë, nga një për secilin kat.

Pallati 13 katësh u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u shpall i pabanueshëm.

Specialistët vendosën shembjen me eksploziv për të mos dëmtuar ndërtesat rreth tij. Shembja e pallatit është konsideruar rast i vështirë për shkak të pranisë së madhe të betonit në këtë objekt si dhe afërsisë me objektet e tjera.

Banorët ishin njoftuar disa ditë më parë që të largoheshin nga banesat si dhe të linin dritaret hapur. IKMT ka publikuar gjithashtu pamjet me dron të shpërthimeve në secilin kat. Siç shihet edhe në video pluhuri ka mbuluar pallatin, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e mjaftueshme për t'a rrëzuar këtë pallat. Shembja përfundimtare do të ndodhë pas dy javësh. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 21/09/2020 12:52

    Ky objekt eshte ndertuar nga kompania Kastrati. Projektuesi e kishte projektuar themelin me 840 pilota beton arme. Kompania Kastrati ashtu sikunder i fut naftes perzierje me virgin ashtu dhe per ndertimin i ra shkurt dhe i hoqi pilotat. Betonin e bleu te Gjush hajduti dhe te dyja palet ja futen banoreve me 500 mije euro pune ndertimi te pakryer. Kur ra termeti ju nxorri te palarat. Kastrati e percolli inxhinierin e zbatimit per ne Itali, mbikqyresit e kolaudatorit i mbyllen gojen. Gjushi ja rregulloi letrat te arkiva e bashkise duke e djegur para se te ikte. Tani po e shembin qe ta mbyllin fare kete muhabet. Ju premtojne njerzve qe kane derdhur kursimet e jetes aty, se do t'jua ndertoje shteti nga e para dhe do t'jua japi falas. Genjeshter me bisht!!! Keta nuk SPAK e drejtesi qe i gjykon. Vetem Zoti do t'jua beje gjyqin ketyre monstrave te paskrupullta. Mos i gezofshin leket e njerzve qe genjyen.

    Përgjigju
  • Getto: 20/09/2020 23:42

    Ç'farë masakre urbane??!!!..kaos urban i tejskajshëm...!!!

    Përgjigju
  • BENI: 20/09/2020 23:30

    JAM DAKORT ME TIRONEN,,,DURRESIN E SHKATARROI DAKO ,,,NUK KAM PARE ME MASKARA KRYEBASHKIAK QE TA MBUSHE DURRESIN KETE QYTET TE BUKUR ME MIJERA PALLATE,,,,PER TE SHITUR BETONIN E TIJ PA MARRE PARASYSH AMBIENTIN DHE HAPSIRAT E GJELBRA,KY QEN DO VARUR NE MES TE DURRESIT....,,,SPAKU DUHET TE FILLOJE PUNE ME KRYEBASHKIAKET E DURRESIT,,TIRANES,,VLORES,,SARANDES....LEZHES...KAVAJES,,,..

    Përgjigju
  • Tirona: 20/09/2020 19:19

    Kto jane pasojat qe na lane kryetaret e korruptuar te Bashkise se Durresit qysh nga viti 1992 dhe kto kryetare sebashku me pronaret e firmave te ndertimit, me bargun deri tek goja, hajne, pine dhe flejne te pashqetesuar nga organet e drejtesise.Qeveria duhet patjeter tjua konfiskoje pasurite ketyre kryetareve dhe ndertuesve dhe me leket e tyre te demshperbleje qytetaret e demtuar

    Përgjigju
    • A. N.: 20/09/2020 20:47

      Bashkia me e korruptuar ne europe me Vangjushin ne krye.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur