Inva Mula, një divë ne Nju Jork

Inva Mula, një divë ne Nju Jork
“Diva në New York”, koncert gala me yllin ndërkombëtar, sopranon shqiptare Inva Mula. Me këtë titull e lajmëron koncertin e veçantë të 26 marsit “The Town Hall”,  teatri famoz i New York-ut, në faqen e tij zyrtare.

Koncerti prezantohet si një prej ngjarjeve më të veçanta të sezonit artistik, dhe do të jetë një mundësi e e veçantë për të njohur artin dhe kulturën shqiptare përmes zërit të sopranos me famë botërore Inva Mula.

 “Artistic Promotions Inc.” po promovon artistët klasikë shqiptarë dhe kulturën shqiptare, një kulturë plot dashuri, vuajtje, luftë dhe trimëri. Ne jemi një popull shume-dimensional, i zhytur në zakone të vjetra dhe histori të pashlyeshme.

Muzika shpalos krenarinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe forcën e unitetit tonë, si popull me shumë besime”.

Ky është teksti promovues në faqen zyrtare të “The Town Hall”, pas lajmëririmit të koncertit gala të Inva Mulës, e cila do të shoqërohet në këtë ngjarje të veçantë artistike nga pianisti Genc Tukiçi, dirigjenti  Bujar Llapaj që do të drejtojë orkestrën simfonike të New York-ut, dhe tre artistë të tjerë shqiptarë, sopranoja Dëshira Ahmeti, baritoni Kreshnik Zhabjaku dhe tenori Riad R. Ymeri.

Në faqen zyrtare të “The Town Hall” janë publikuar edhe çmimet e biletave dhe mënyra e rezervimti të tyre. Biletat variojnë nga 60 deri në 100 dollarë.

Lajmin e parë për këtë koncert e njoftoi kompozitori dhe pianisti Genc Tukiçi në mes të muajit janar, ndërsa ende nuk ishin publikuar detajet e koncertit.

Kjo është një prej ngjarjeve të veçanta artistike, ku bëhen bashkë një grup artistësh shqiptarë me dëshirën për të promovuar artin, historinë  dhe trashëgiminë shqiptare në një prej skenave më të rëndësishme të artit lirik botëror.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt