Invalidët, Ksera: Nuk
do preken të drejtat e fituara

Invalidët, Ksera: Nuk <br />do preken të drejtat e fituara
“Qeveria shqiptare e konsideron çështjen e aftësisë së kufizuar një nga prioritetet e saj kryesore dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara i trajton në kuadrin e të drejtave të njeriut”, deklaroi Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera, në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë gjatë diskutimit të ndryshimeve në ligjet “Për Statusin e të Verbërit” dhe “Për Statusin e Invalidit Para dhe Tetraplegjik”.
Ministri siguroi se ndryshimet nuk do të cënojnë të drejtat e fituara nga këto dy kategori, por do t’i hapin rrugën përcaktimit të saktë të kritereve të përfitimit në VKM të veçanta. Sipas Ministrit Ksera, nga ndryshimet do të penalizohen vetëm ata individë që deri tani kanë përfituar në mënyrë abuzive.

Fjala e Ministrit Spiro Ksera në Komision
Nga viti në vit, për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) – përfshi këtu të verbërit dhe para e traplegjikët - ka një rritje interesimi dhe vëmendjeje nga ana e shtetit.
Një nga treguesit është rritja e mbështetjes financiare nga buxheti i shtetit për të gjitha kategorië e aftësisë së kufizuar. Nga 6 miliard lekë që ishte fatura financiare për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në vitin 2005, në 2012 ky fond është mbidyfishuar, duke arritur në rreth 13 miliard lekë.
Në dy projektligjet që po diskutohen sot “Për statusin e të verbërit” dhe “Për statusin e invalidit para dhe tetraplegjik”, ndryshimet e propozuara nuk cënojnë të drejtën e fituar, përkundrazi i hapin rrugën përcaktimit të saktë të kritereve të përfitimit në VKM të veçanta.
Ndyshimet do të unifikojnë masën e kriteret e përfitimit për kompesimin e energjisë elektrike, për telefoninë fikse dhe për transportin urban e interurban për 18 mijë të verbër dhe para e tetraplegjik, pasi në dy ligjet aktuale sot kemi mënyra të ndryshme përcaktimi.
Në ligjin “Për Statusin e të Verbërve” masa e përfitimit të kompesimit përcaktohet në ligj, ndërsa në ligjin “Për Statusin e invalidit para dhe tetraplegjik” përcaktohet Ministria e Ekonomise,Tregëtisë dhe Energjitikës institucioni që vendos kriteret dhe masën e kompesimit të energjisë elektrike për këtë kategori.
Me ndryshimet e propozuar është Këshilli i Ministrave institucioni përgjegjës për përcaktimin e masës dhe kritereve të përfitimit për të dyja kategoritë, invalidët para e tetraplegjikë dhe të verbërit.
Ne kemi pasur disa takime me grupet e interesit dhe i kemi siguruar se ndryshimet ligjore jo vetem nuk do të prekin përfitimet e tyre, por do t’i vendosin ato në baza më të drejta dhe të sigurta.
Ministria e Punës i është përgjigjur pozitivisht shqetësimit të shoqatat që përfaqësojnë grupe të veçanta të aftësisë së kufizuar për vendosjen e instrumenteve që garantojnë efektivitet të fondeve dhe eleminim të abuzivizmit.
Synimi ynë është që i gjithë fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për mbulimin financiar të nevojave të personave me aftësi të kufizuara të shkojë në mbështetje të kësaj kategorie, duke rritur kështu masën e përfitimit të tyre.
E sigurt është që nga ndryshimet e propozuara në dy ligjet nuk do të preken përfitimet e dy kategorive – të verbërve dhe para dhe tetraplegjikëve, por ata që do të penalizohen do të jenë vetëm përfituesit abuzivë.
Qeveria garanton se VKM, që do të përcaktojë kushtet, kriteret dhe masën e kompesimit të energjisë elektrike, telefonisë fikse dhe transportit urban dhe interurban për 18 mijë të verbër dhe para e tetraplegjik, në procesin e hartimit do të konsultohet me grupet e interesit, të cilat kanë qenë dhe janë partnerë të Ministrisë në hartimin dhe zbatimin e politikave në fushën e aftësisë së kufizuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta