Invalidët e Punës në protestë para Ministrisë së Financave, listojnë 8 kërkesa: Po jetojmë me 92 mijë lekë në muaj, meritojmë të trajtohemi me dinjitet

TIRANË- E shoqëruar nga djali, Donika Jica, prej 20 vitesh invalidë pune, ishte sot në protestë para ministrisë së Financave, nga ku bashkë me të tjerë kërkuan kundrejt qeverisë vëmendje më të shtuar ndaj tyre, kryesisht në aspektin e ndihmës financiare.

Në një intervistë për Report Tv, Jica, zëvendës presidente e Shoqatës së Invalidëve të Punës, tregoi ndër të tjera vështirësitë me të cilat përballet në përditshmëri, ndërsa shtoi se pensioni që merr është i pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e saj. Ajo rrëfeu se ishte prekur edhe nga kanceri, por që i kishte mbijetuar.

‘Ministrja na ka premtuar shumë dhe nuk ka bërë asgjë. Aktualisht marr 135 mijë lekë të vjetra, me këto nuk me del që të marr ilaçet e kancerit, jo më të përballoj jetesën.’- tha ajo.

Djali i saj, i cili edhe përkujdeset për mamanë invalidë, u shpreh se ajo ka më së shumti vështirësi ekonomike. 

Protestuesit kërkuan zgjidhje të problematikave të tyre, ndryshe kërcenojnë me përshkallëzim të protestave.

‘Ministria nuk ka konsideruar kërkesat tona! Ato po neglizhojnë kërkesat tona, po jetojmë me 92 mijë lekë të vjetra. Sot është fillimi. Është detyrimi i këtij dikasteri që na ka nxjerrë ne këtu. Ne kërkojmë të trajtohemi me dinjitet. Do të presim Ministrinë e Financave për të diskutuar këto probleme deri më 20 nëntor.’- u shpreh një prej tyre.

Në të gjithë vendin shifrat tregojnë për më shumë se 75 mijë invalidë pune. Invalidët e punës kërkuan plotësimin e tetë kushteve që kanë të bëjnë me ekonominë e tyre.

Kërkesat e Invalidëve të Punës që i janë drejtuar Ministrisë së Financave

1- Indeksimi pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhurat dhe rritjen e çmimeve.
2 - Rimbursimi i energjisë elektrike dhe lëndës djegëse, si për të gjitha kategorite e tjera.
3- Dhënia e 500 lekeshit, e premtuar për buxhetin e vitit 2020.
4- Rritja e ndihmës së paaftësise me 1000 lekë të premtuar nga Kryeministri që në vitin 2013 dhe indeksimi i saj si të gjitha kategoritë e tjera.
5- Kalimi i ndihmës së paaftësisë tek sigurimet shoqërore, për të eliminuar rrjedhjen.
6- Zbatimi i Ligjit për përjashtimin nga taksat sidomos ato vendore.
7- Rimbursimi i ilaçeve të domosdoshme për shëndetin për diagnozen që është deklaruar invalidi.
8-Zbatimi i Ligjit për transportin Urbane dhe Interurbane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Invalide pune prej 20 vitesh, Donika Jica për Report Tv: Marr vetëm 13500 lekë, nuk më del as për ilaçet e kancerit

 

E shoqëruar nga djali, Donika Jica, prej 20 vitesh invalidë pune ishte sot në protestë para ministrisë së Financave, nga ku bashkë me të tjerë po kërkojnë kundërt qeverisë vëmendje më të shtuar ndaj tyre, kryesisht në aspektin e ndihmës financiare.

Në një intervistë për Report Tv, Jica zëvendës presidente e Shoqatës së Invalidëve të Punës, tregoi ndër të tjera vështirësitë me të cilat përballet në përditshmëri, ndërsa shtoi se pensioni që merr është i pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e saj. Ajo rrëfeu se ishte prekur edhe nga kanceri, por që i kishte mbijetuar.

'Kam ardhur nga Korça. Jemi diskriminuar nga Ministria e Financave. Ne kërkojmë indeksim të pensioneve në përputhje me rritjen e çmimeve. Jam invalidë pune prej 20 vitesh, kam aksidentuar këmbët. Si puna ime mund të jenë edhe 10 mijë veta.  Vështirësitë janë të shumta, mospagimi i energjisë elektrike. Kam edhe 4 vite që luftoj me kancerin, dhe falë zotit i kam mbijetuar.  Jemi 75 mijë invalidë pune. Ministrja na ka premtuar shumë dhe nuk ka bërë asgjë. Aktualisht marr 135 mijë lekë të vjetra, me këto nuk me del që të marr ilaçet e kancerit, jo më të përballoj jetesën.’- tha Jica.

Djali i Donikës që edhe përkujdeset për të, u shpreh se ka më së shumti vështirësi ekonomike.

‘Nuk janë shumë të madha për momentin... pasi e përballoj me energjinë dhe rininë time... por janë vështirësi ekonomike dhe fizike. Duhet të jem gjatë gjithë kohës që ta shoqëroj. Është një sakrificë nga të gjitha anët. Jam gjithmonë me frikë kur e lë vetëm. Jam mësues i edukimit fizik.’- u shpreh ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vaso: 14/10/2022 14:52

    Keta kane shum te drejte qe te protestojne jo disa petagoge hajdute e te koruptuar qe nuk i kalojne studentet vetem per ti rjepur....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot