TIRANË – Qeveria vendos kompensimin e transportit si edhe të fatutave të telefonisë fikse për të vebërit si edhe invalidët tetra dhe paraplegjikë. Në vendimin e zbardhur në faqen online të qeverisë nënvizohen ndryshimet në ligjet respective për statusin e këtyre dy kategorive.
Sipas vendimit, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit. E njëjta gjë vlen edhe për të verbërit.
“Të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si edhe të verbërit të cilët kanë përfituar statusin, përfitojnë kompensim të faturës së energjisë elektrike dhe të faturës së telefonisë fikse. Masa, kriteret dhe procedura e përfitimit të këtij kompensimi financiar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, theksohet në vendimin e sotëm të qeverisë.
/Shqiptarja.com