Invest Macedonia Kosovë-Shqipëri
tur në Kërçovë: Rritje bashkëpunimi

Në vazhdën e iniciativave që përmbushin misionin e saj, Zyra Ndërkombëtare, Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë organizon në datat 10 - 11 Qershor 2015 një tur me
karakter ekonomik dhe kulturor.
 
Ky është një aktivitet i pari i këtij lloji që realizohet falë edhe bashkëpunimit të rëndësishëm që ka dhënë Bashkia e Kërçovës, e cila pas rreth 70 vjetësh drejtohet nga
kryebashkiaku i parë shqiptar Fatmir Dehari. Qëllimi i këtij turi është prezantimi i mundësive konkrete të bashkëpunimit në fushën ekonomike e kulturore mes kësaj bashkie dhe Shqipërisë e Kosovës.
 
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit e Kosovës, por edhe drejtues të shoqatave të biznesit, media dhe poetë të mirënjohur nga të dy vendet.
 
Turi synon të krijojë hapësirat e munguara të bashkëpunimit mes qytetit të Kërçovës dhe Shqipërisë e Kosovës. Turizmi, shkëmbimet tregtare dhe kultura janë vetëm disa nga fushat ku mund të ndërthuren përvojat midis tri vendeve.
 
Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë, në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, z. Fatos Mustafa shprehet se: “ Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të sillen mes tyre si konkurrente sepse nuk janë të tilla. Ato janë plotësuese. Ky është një element kyç që i shërben ekonomisë së rajonit dhe frymës së bashkëpunimit intensiv. Ne duhet te vizitojmë më shumë njëri -tjetrin, të njihemi më mirë. Vetëm kështu mund të kontribuojmë në rritjen e turizmit, të shkëmbimeve tregtare, si dhe të krijojmë mundësi që bizneset e tri vendeve të zgjerojnë aktivitetet e tyre dhe të bëhen më konkurrente në tregje më të mëdha”.
 
Gjatë dy ditëve të qëndrimit, pjesëmarrësit në këtë tur do të kenë mundësi që jo vetëm të takohen me drejtuesit lokalë, por të shohin nga afër histori suksesi të ekonomisë vendase, si Zonën Industriale dhe Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale të Kërcovës. Dy modele të rëndësishme ekonomike që kanë gjeneruar punësim dhe kanë vitalizuar biznesin.
 
Vizita do të realizohen edhe në disa sipërmarrje gjithashtu të suksesshme, si në një punishte të përpunimit të qumështit, në një fabrikë të prodhimit të pllakave të betonit, por edhe të prodhimit të dyerve dhe dritareve të duro-alumin.
 
Turizmi gjithashtu do të zërë një vend të rëndësishëm në këtë tur. Pjesëmarrësit do të njihen nga afër me bukurinë dhe traditat e fshatit turistik dhe historik të Qafës, do të mund të vizitojnë memorialin "Nëna Shqiptare", kalanë dhe muzeun e qytetit, por edhe sheshin kryesor ku gjenden punime artizanale të ekspozuara. Degustimi i ushqimeve tradicionale të Kërçovës do t’i japë këtij aktiviteti një moment të
veçantë dhe çlodhës.
 
Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë dhe drejtuesi i saj Z. Mustafa shprehin bindjen se ky do të jetë veçse fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë dhe frytdhënës mes tri vendeve e veçanërisht me qytetin e Kërçovës, që mbart një potencial të madh ekonomik, turistik, kulturor e artizanal.
kercove
(Ne foto memoriali "Nena Shqipetare")

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit