TIRANE - Cigaret “DS” nuk janë parë prej kohësh në Shqipëri, që kur fabrika që i prodhonte në Durrës falimentoi, gati dy dekada më parë. Ato u rishfaqën kohët e fundit nëpër rrugët e Tiranës me një çmim prej vetëm 80 lekësh për paketë, ndërkohë që paketat e tjera kushtojnë së paku 200 lekë. Arsyeja e çmimit kaq të ulët është se kjo paketë është prodhuar ilegalisht dhe pa paguar taksat. Çdo paketë cigareje në Shqipëri taksohet së paku 110 lekë akcizë, plus Tatim mbi Vlerën e Shtuar mbi çmimin final. Në vitin 2014, qeveria e rriti çmimin me 24 lekë për paketë dhe në vitin 2015 e rriti me 24 lekë të tjera, gjithsej 48 lekë.
Vlerësohej se këto dy rritje do të mjaftonin për të shtuar të ardhurat e buxhetit të shtetit me gati 100 milionë euro në vit.
Por, në vend që të shihte rritjen e të ardhurave, qeveria po ankohet se i është rritur prodhimi ilegal i cigareve, si dhe konsumi i duhanit të hapur të prodhuar në vend.
Dje, Ministria e Financave bëri të ditur se do të krijojë një regjim të rreptë të importimit të letrave të duhanit, duke kërkuar garanci për pagesën e akcizës mbi cigaret që mund të prodhohen me këto letra. Por importi i letrës për prodhim cigaresh me punishte është vetëm një pjesë e problemit. Një numër gjithnjë e më i lartë shqiptarësh rezulton se po zëvendëson paketat e importuara me duhan të hapur.
Ndalimi i duhanit të hapur në kushtet kur Shqipëria ka 40 për qind të popullsisë që jeton në fshat duket një punë gati e pamundur.
Ndërsa taksimi më i rëndë i cigareve nuk po sjell të ardhura shtesë, qeverisë i ka dalë një problem i ngjashëm me karburantet. Në vitin 2014, qeveria i rriti taksat mbi karburantet me 12 lekë për litër dhe këtë vit i rriti me 12 lekë të tjera. Shqipëria sakaq i kishte taksat e karburantit nga më të rëndat në Ballkan por rritja e re krijoi një diferencë shumë të madhe me çmimin e karburantit në vendet fqinje. Rrjedhimisht, një numër i madh automjetesh, veçanërisht mjetet për transportin e mallrave dhe pasagjerëve, zgjedhin të furnizohen në vendet fqinje. Ministria e Financave njoftoi se ka vendosur të kufizojë sasinë e importit të karburantit të pataksuar nëpër serbatorë makinash në më pak se 200 litra për udhëtim.
Shkrimi u publikua sot (15.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(k.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com