Kontrabandistët shqiptarë kanë marrë sërish vëmendjen e mediave britanike. Nga një investigim i kryer nga ‘The Telegraph’, bandat ofrojnë dhe sigurojnë pasaporta për 12,500 £ me foto që ngjajnë me emigrantë të paligjshëm ose kriminelë, për persona që dëshirojnë të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrik, duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht në pikat kufitare. Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë.
Reklamimi i pasaportave false bëhet nëpërmjet postimeve ‘story’ në Instagram. Gjatë investigimit të një gazetarje e cila dërgoi një mesazh në llogarinë e Instagramit ku reklamoheshin pasaportat, asaj iu tha se kushtonte 12,500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.
“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, thanë ata.
Gazetari pyeti: "Çfarë lloj pasaportash do të përdorni për ne?"
Ata u përgjigjën: “Varet se si dukesh. Varet nga fytyra juaj dhe kujt i ngjani. Por ky nuk është problem. Mund të përdorim pasaporta greke, rumune apo çeke.”
Një zëdhënës i kompanisë “Meta”, e cila zotëron Instagramin, tha: “Kontrabanda e njerëzve është e paligjshme dhe kur gjejmë përmbajtje që koordinon këtë aktivitet, e heqim atë nga platformat tona, siç kemi bërë edhe në këtë rast.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17