TIRANE- Një investigim i gazetës Shqiptarja.com zbulon hije dyshimi dhe skandali mbi një marrëveshje të shitjes së 30 mijë mitrolozëve kinezë drejt SHBA nga MEICO e ministries së Mbrojtjes.

Kompania malazeze “Montegro Defence Industri” i blen me 20 USD copa nga ministria e Mbrojtjes. Më pas kompania pasi ia ka dërguar sasinë e armëve kompanisë serbe “CRP Impex doo”, (që përfaqëson eksportuesin e kësaj sasie armatimi në bazë të kontratës) e cila ia shet një kompanie amerikane “Century Arms InC” me 40 USD copa. Përveç faktit se kemi humbur 20 dollarë për çdo armë, kemi çuar drejt SHBA armë kineze vetëm 4 vite pas shpërthimit të skandalit të Efraim Diverolit që mashtroi Pentagonin.

Por këtë herë armët nuk i shiten Pentagonit por kompanisë amerikane “Century Arms INC” e cila figuron e lakuar në disa raporte zyrtare të SHBA-së dhe në Guatemalë si një kompani e përfshirë në trafik dhe shitje armësh për kartelet e drogës në Kolumbi dhe në Meksikë.

Investigimin e gazetarit Habjon Hasani për itenerarin e tregtisë së armëve, kontratat e të cilës u nënshkruan në Tiranë dhe hetimet për kompaninë “Century Arms InC” mund t'i lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com. Shkrimi shoqërohet se faksimile  LEXONI SHKRIMIN E PLOTE
( sg/shqiptarja.com)