Investim i Bankers/ Ndërtohet në Kallm i Madh në Fier qendra e re shëndetësore, shërbim për 600 banorë të zonës! Më parë vizitoheshin në shkollë

Bankers Petroleum Albania ka pasur gjithmonë në fokus përmirësimin e shërbimit shëndetësor për banorët e zonave ku ushtron operacionet. Një nga projektet më të rëndësishme është ngritja e qendrës së re shëndetësore në fshatin Kallm i Madh në Fier.

"Më parë shërbimet shëndetësore ofroheshin në ambientet e shkollës se nuk ekzistonte asnjë qendër shëndetësore. Në vitin 2014 Bankers investoi për ndërtimin e qendrës së parë shëndetësore në fshatin Kallm", thotë infermierja Silvana Çraga.

Kjo qendër u shërben sot 1600 banorëve të fshatit me shërbime bazë duke lehtësuar kështu ndjeshëm trajtimin e tyre shëndetësor.

"Në këtë qendër ofrohet shërmbim për të gjitha grupmoshat. Kryhen vizita, konsultime, injeksione, mjekime dhe vaksinime", vijoi infermierja. 

Përpara ndërhyrjes së Bankers, shërbimet shëndetësore për banorët e zonës ofroheshin në një klasë të vjetër të shkollës së fshatit dhe në kushte sanitare shumë të vështira.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit