Investime minimale në rrugë dhe kanalizime, Spitalla dhe Këneta presin fillimin e punës për rindërtimin por janë 2 zonat më të ndotura të Durrësit! Flasin banorët

 Edhe pse ndodhet 1.5 km larg qytetit të Durrësit investimi në zonën e ish-Kënetës dhe Spitallës në Durrës ka munguar prej 20 vitesh. Kanalet kulluese janë të mbushura me mbeturina dhe rrugët të amortizuara.

Spitalla dhe ish-Këneta janë dy zonat më të ndotura të Durrësit, mbuluar nga pluhuri dhe era e rëndë e mbeturinave përgjatë kanaleve kulluese.

"Hall i madh me jetu këtu. Janë mundu me punu, pse me i hedh poshtë, por serish s'ka kanalizime per  ujërat e zezat si drejtim e kanë marr mirë, ishalla e çojnë deri në fund", thotë një banor.

"Ca të thuash punë skandaloze siç bëjnë në Shqipëri, hedhin pak asfalt. Unë për fat të mirë rri në Itali, një muaj që rri këtu ngopemi me pluhur. Thjesht marrin fondin dhe mbaroi historia", shprehet një tjetër.

Në këtë zonë pritet të ndërtohen pallatet e reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Në funksion të lagjes së re, Bashkia e Durrësit bën të ditur se së shpejti do të investohet në rrugët 'Miqësia', 'Gjelbërimi' dhe 'Vala e Detit'.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët