TIRANË, 13 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Një performancë krejtësisht të përmirësuar do të ketë për verën 2015, shetitorja e Sarandës, si dhe "Rruga e Flamurit", mbi shëtitore, ose në pjesën më të frekuentuar të saj.
Investimi prej 13 milione lekësh, nga të ardhurat lokale mundësojnë rikualifikimin e gjithë kësaj hapesire prezantuese të qytetit të turizmit.
Në këtë projekt investues parashikohet korrektimi i gropave përgjatë shetitores, rikualifikimi i i shëtitores në terë gjatësine e saj, realizimi i lidhjes me organike mes saj dhe "Portokallit turistik" (Zyrës së Informacionit turistik në trajtë globi), si dhe i Plazhit te Ri e Plazhit "Rinia": me shëtitoren, rikonstruksioni i brrylit të shëtitores, në atë pjesë që është perballë me Kinema "Milenium".
Ndërhyrja për përmiresimin cilësor të parametrave të ndriçimit në "Rrugen e Flamurit', përbën pjesën më të rëndësishme të këtij investimi. Shtyllat ekzituese, të amortizuara teknikihst dhe moralisht, janë zëvendësuar më të reja, me ne harmoni me mjedisin, por edhe shumë më të avancuara në teknologji, pasi ata janë ndricues bashkekohor të tipit LED.
Pjesë e te njëjtit investim është edhe ndërhyrja për kthtimin e bukionvileve dhe shkallareve në identitet në këtë hapësire publike, nga më terheqeset e qytetit te turizmit./a.g/










