Investimet e huaja në Shqipëri, Basha: Korrupsioni po lë pas vendin tonë

Investimet e huaja në Shqipëri, Basha: Korrupsioni po lë pas vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama, duke thënë se korrupsioni është ai që po e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Sipas Bashës kjo është konstatuar edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë ditën e sotme gjatë një konference për klimën e biznesit.

Në postimin e tij, kreu i PD-së, shkruan se potenciali i Shqipërisë për të thithur investime po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, shkruan Basha në “Twitter”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llym Basha: 10/02/2020 16:10

    Llym Basha o qenef i korrupsionit

    Përgjigju
  • LYLI: 10/02/2020 14:31

    O lyl po hik o lyl se sje ti për ktë pun shko mëso njëher tabelën e shumzimit pastaj bëj llogarit e Shqipris që është një problem shum i vështir për ty me e zgjidh.

    Përgjigju
  • Luli: 10/02/2020 14:22

    Jane palo politikane si puna jote Luli,Berisha,Meta e Monika qe po lini pas vendin,rinia iken nga fytyrat tuaja 30 vjet ne politike,kryehajdute e kryemashtrues si puna juaj Luli,leri frigoriferat e njerezve se nuk te plas fare ty kryehajdut si c'ka brenda tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033