Investimet, Merkel: Duhet
terren i sigurt ligjor e politik

Investimet, Merkel: Duhet<br />terren i sigurt ligjor e politik
TIRANE- Kancelarja Angela Merkel gjate vizites ne Shqiperi mori pjese ne Konferencën Ekonomike Shqipëri-Gjermani, ku theksoi marrëdhëniet e mira ndërqeveritare por edhe njerëzore mes dy vendeve. Nga ana tjetër, kancelarja gjermane u shpreh se Gjermania është e interesuar për integrimin e Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian, dhe se ky vend do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Në të njëjtën kohë, Merkel theksoi edhe se Shqipëria duhet të krijojë kushte të besueshme për investitorët gjerman në Shqipëri.

“Ekonomia gjermane është e gatshme të investojë nëse lëviz dhe investon në një terren të sigurt, për nga pikëpamja ligjore, duke shfrytëzuar epërsitë që ofron Shqipëria si vend investimi dhe duke besuar në mosndryshimin e befasishëm të kushteve”, tha Merkel në fund të vizitës zyrtare në Tiranë. 

Rama
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se vizita e kancelares gjermane është shumë e rëndësishme dhe e vlefshme për Shqipërinë dhe tërë rajonin. Ai falenderoi kancelaren Merkel, për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për të qenë pjesë e Europës dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërkohë theksoi dëshirën për prani më të madhe të bizneseve gjermane në Shqipëri.

“Shifra e subjekteve gjermane apo atyre me kapital të përbashkët, të regjistruara në Shqipëri, është pakrahasimisht e vogël në raport me dëshirën tonë, por besoj edhe me potencialin tonë për ta përmbushur këtë dëshirë në këtë drejtim. E tillë është edhe shifra e volumit tonë tregtar me Gjermaninë, edhe pse Gjermania është një nga partnerët kryesorë tregtar të Shqipërisë mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian” theksoi Rama.

Konferenca
Konferenca e 8-të Ekonomike Shqipëri-Gjermani, në të cilën u zhvilluan 4 panele diskutimesh, u hap me fjalën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe të Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë Rainer Baake. Ahmetaj e vlerësoi vizitën e Kancelares Merkel në Shqipëri, ‎si një ditë të rëndësishme për vendin tonë. Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, bëri një prezantim të situatës së infrastrukturës dhe të potencialeve për të investuar.

Ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri u ndal tek puna që po bëhet për të liberalizuar tregun e energjisë dhe për të thithur sa më shumë investitorë. Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të opozitës, ndërkohë që gjatë fjalës së Merkel i pranishëm qe dhe numri një i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Deutcshe Bank, Linder: Bankat shqiptare imune nga kriza greke
Ndërsa në Konferencë u zhvilluan katër panele diskutimesh, një vëmendje e veçantë ju kushtua sistemit bankar shqiptar, dhe veçanërisht problemeve të mundshme që mund të vijnë nga kriza greke. Drejtoresha ekzekutive e menaxhimit rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore Dagmar Linder tha se Shqipëria mund të infektohej nga kriza në tre drejtime: në sektorin bankar, për shkak të pranisë së disa bankave greke në Shqipëri, lidhur me dërgesat e emigrantëve, si dhe në sektorin e eksporteve.

Linder përjashtoi rrezikun e mundshëm nga degët e bankave greke duke theksuar se këto janë të shkëputura nga mëmat dhe në situatë të mirë likuiditeti. Linder u ndal gjithashtu edhe te problemi i kredive të këqija në sistemin bankar, duke theksuar se po studiohen mekanizmat ligjore për fshirjen e tyre nga bilancet e bankave, gjë që do të përmirësonte performacën e tyre financiare.

Myler: Të ndryshojë perceptimi negativ për Shqipërinë
Disa nga folësit gjermanë në Konferencën Ekonomike Shqipëri-Gjermani theksuan se në vendin e tyre perceptohet gjerësisht një imazh mjaft i deformuar lidhur me atë që është në të vërtetë realiteti shqiptar. Sipas tyre kjo edhe për shkak të disa publikimeve nëpër mediat gjermane.

Presidenti i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare Hans Jurgen Myler ngriti pyetjen se ç’duhet bërë që të përçohet imazhi real i vendit tonë, ndërkohë që një prej folësve theksoi se pikërisht vizita zyrtare e Angela Merkel është moment shumë domethënës në ndryshimin e këtij imazhi. Për imazh të deformuar të Shqipërisë në sytë e të huajve foli edhe Kryeministri Rama, sipas të cilit jemi ende në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar tek investitorët për vendin tonë për me vite të tëra, si edhe po ashtu, me korrupsionin në drejtësi, që përbën një kancer të vërtetë në organizmin e shtetit shqiptar.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, digjen 4 banesa në lagjen 'Skënderbeg', flakët nisën në një shtëpi 2-katëshe 

Shkodër, digjen 4 banesa në lagjen 'Skënderbeg', flakët nisën në një shtëpi 2-katëshe