Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët Kushi e Kamani, inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën që lidh lagjet “ Vullnetari” dhe “ Haxhias”, në qytetin e Elbasanit.
Sipas Ballës, rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët, pasi rruga ekzistuese ishte tejet e amortizuar. Në fjalën e tij gjatë inspektimit, Balla i premtoi qytetarëve se brenda vitit të gjitha rrugë dytësore të qytetit të Elbasanit do të rikonstrukturohen totalisht.
Tashmë kemi përfunduar me qendrën e Elbasanit dhe po shtrihemi në çdo cep. Dua t’u them qytetarëve se brenda këtij viti, pothuajse të gjitha rrugë dytësore të qytetit do jenë në këtë standard. Shqipëria Që duam, Elbasani që duam janë pikërisht ky standard që shihni në këtë rrugë që lidh lagjen “Vullnetari” dhe lagjen “Haxhias.
Taulant balla
Rruga e re është ndërtuar sipas të gjitha standardeve duke përfshirë KUZ- KUB, ndriçim dhe gjelbërim. Po ashtu qendrat e Njësive Administrative brenda këtij viti kalendarik do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.
Heu po ku ishte deri dje ky ?!!! Apo Kryetari apo ishin me gjume ?!! Ky çorapekuqi do bej Shqiperine eh po e ben ky e ben po jepini dhe nje mandat tjeter... ah mjere
PërgjigjuIsejdini I korruptuari me BALLEN feministin
PërgjigjuMe bete vertet per te qeshur me keto qe lexova,bete nje rruge,po perse valle vetem ate rruge apo se ne ate rruge kalojne autobuzat e KRIVES shkoni 50 metra me larte she shikoni se cmjerim eshte,kan humbur rruget fare,nuk eshte ven dore qe ne vitin 1978,prandaj mos na shisni perralla o HAJDUTE.