Investimet në energji, Çela: Nënstacion të ri në Gjirin e Lalzit. Gjiknuri: Cilësi më e mirë

Investimet në energji, Çela: Nënstacion të ri në Gjirin e Lalzit. Gjiknuri: Cilësi më e mirë

Ministri Damian Gjiknuri me Ardian Çelën

Duke nisur nga ky sezon turistik zona e plazhit të Golemit, Kavajës dhe Malit të Robit do të kenë një furnizim më të mirë me energji. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga administratori i Operatorit të Shpërndarjes, Adrian Çela, panë nga afër investimet e kryera në këtë zonë për rrjetin e ri elektrik me fidrat 20 kV.

Investimi i OSHEE është kryer në kuadër të projektit të Bankës Botërore për Rimëkëmbjen e Sektorit Elektroenergjetik dhe kap vlerën e rreth 700 milion lekë të reja. 

“Jemi sot këtu për inaugurimin e fazës së parë të investimit për zonën e Golemit, Kavajës dhe që shkon deri në Malin e Robit. Është një investim i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që përfshin 8 fiderat e kësaj zone me një total prej rreth 700 milion lekë të reja. Duke nisur nga ky sezon turistik kjo zonë nuk do të ketë më problemet e shkuara me tensionin dhe furnizimin me energji elektrike”, premtoi Çela, sipas të cilit investimet do të vazhdojnë duke përmbyllur ndërtimin e 84 km linjë tensioni të mesëm 20 kV kabllore dhe tension i ulët ABC bashkë me rikonstruksionin e rreth 143 kabinave.

Ministri Gjiknuri nënvizoi faktin se këto investime janë konkretizim i qasjes që qeveria ka patur që në krye të herës për përqëndrimin e projekteve në ato zona që kanë impakt ekonomik.

Kjo është një zonë turistike dhe po të shikoni, ky investim në energji ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit këtu dhe patjetër në një cilësi më të mirë të shërbimeve turistike por dhe për vet banorët. Nga ana tjetër, dua të them se nuk është investimi i vetëm. Përveç investimit në energji elektrike, po të shikoni, këtu po investohet dhe rruga e re ndërsa po avancojnë investimet në ujin e pijshëm, ujërat e zeza dhe kanalizime. Të gjitha këto investime të qeverisë shqiptare bëjnë që kjo zonë të shfrytëzojë maksimumin e potencialit të saj. Këto nuk janë të vetmet por do të vazhdojnë megjithë vështirësitë që kemi trashëguar.

Damian Gjiknuri, ministër

Ndërkaq, OSHEE po zbaton edhe një projekt tjetër investimi për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Gjirin e Lalëzit. Investimi për ndërtimin e këtij nënstacioni arrin në 458 milion lekë të reja ndërsa pritet të përfundojë në fund të vitit. Paralelisht me këtë investimin të OSHEE, nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit po punohet për ndërtimin e linjës 110 kV Sallmone-Gjiri i Lalëzit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës