Një ditë pas fitores së Shqipërisë në përballjen me Rumaninë në Euro 2016, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të ketë investime të prekshme në infrastrukturën sportive. Rama paralajmëroi mbylljen e fazës së parë të Parkut Olimpik të Tiranës apo edhe rindërtimin e Pallatit të Sportit "Asllan Rusi".
Ai foli edhe për njohjen e tij me ish-volejbollistin e famshëm, Asllan Rusi, që siç u shpreh Kryeministri e ka pasur në një lagje.
"Fagun nuk e kam njohur, ndërsa Asllanin e kam njohur bashkë me të vëllain, pasi i kam patur komshinj. Më kujtohet pamja e tij dhe stërvitjet e tij që në orën 6-të të mëngjesit. Kishte një dorë shumë të madhe që kur ma zgjaste dhe ma shtrëngonte duke më thënë, hë mo çuni i Kristaqit, mirë je ti? Ishte shumë impresionuese për mua dhe ka lënë një gjurmë të thellë në fëmijërinë time", u shpreh Rama.
Këto deklarata u bënë gjatë ceremonisë përkujtimore për sportistët Asllan Rusi dhe Dashamir Fagu, për të cilët shefi i qeverisë tha se edhe në kushte të vështira në fushë me qymyr ata kanë kanë ditur të bëjnë histori në sport.
Fjala e kryeministrit Edi Rama në mbrëmjen e organizuar në COD
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Ai foli edhe për njohjen e tij me ish-volejbollistin e famshëm, Asllan Rusi, që siç u shpreh Kryeministri e ka pasur në një lagje.
"Fagun nuk e kam njohur, ndërsa Asllanin e kam njohur bashkë me të vëllain, pasi i kam patur komshinj. Më kujtohet pamja e tij dhe stërvitjet e tij që në orën 6-të të mëngjesit. Kishte një dorë shumë të madhe që kur ma zgjaste dhe ma shtrëngonte duke më thënë, hë mo çuni i Kristaqit, mirë je ti? Ishte shumë impresionuese për mua dhe ka lënë një gjurmë të thellë në fëmijërinë time", u shpreh Rama.
Këto deklarata u bënë gjatë ceremonisë përkujtimore për sportistët Asllan Rusi dhe Dashamir Fagu, për të cilët shefi i qeverisë tha se edhe në kushte të vështira në fushë me qymyr ata kanë kanë ditur të bëjnë histori në sport.
Fjala e kryeministrit Edi Rama në mbrëmjen e organizuar në CODRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










