Investimet në turizëm e ekonomi
Ahmetaj: Kemi ende shumë punë 

Investimet në turizëm e ekonomi<br />Ahmetaj: Kemi ende shumë punë 
6 milion dollarë do të investohen gjatë 5 viteve të ardhshme nga USAID dhe SIDA për projekte të shumta që do të rezultojnë nga propozimet më të mira. Qeveria shqiptare u ka dhënë përparësi krijimit të vendeve të punës dhe vlerës së shtuar në dy sektorët turizmëm e bujqësi. 
 
Ministr i Ekonomisë Arben Ahmetaj i pranishëm në prezantimin e projektit të turizmit të iniciuar e financuar nga qeveritë amerikane e zvicerane u shpreh se është domosdoshmëri që të ruajmë dy vlera të mëdha të vendit tonë që na ndihmojnë për turizmin.
 
“Kemi dy sfida tejet të rëndësishme. Sfida e parë është të ruajmë natyrën sepse mund të kemi një tentim që në zhvillimin turistik të shkatërrojmë atë që është baza e rritjes të zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Sfida e dytë është të rrisim kapacitetet turistike dhe cilësinë e shërbimit në mënyrë që zinxhiri i numrave të vijë gjithmonë duke u rritur”, u shpreh Ahmetaj.
 
Ndërkohë sipas përfaqësueses së Zyrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Suedisë, Birgitta Jansson, turizmi është sektor i ri për kontributin suedez. E rezultatet që priten prej këtyre investimeve janë integrimi ekonomik dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë