Investimet në zonat rurale, bashkia e Tiranës rehabiliton disa rrugë

Investimet në zonat rurale, bashkia e Tiranës rehabiliton disa rrugë

Paralelisht me investimet brenda qytetit, fokusi i punës së bashkisë së Tiranës në këto katër vite ka qenë edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha njësitë e reja administrative që i janë shtuar me ndarjen e re administrative, ç’ka më parë ka qenë pothuajse e pamundur.

Ndërmarrjet e Bashkisë po punojnë për hapjen e kanaleve anësore dhe mirëmbajtjen e rrugës Sauqet- Pinet. Paralelisht po punohet edhe në rrugën  e" Taganit" Njësia Administrative Petrelë duke e bërë këtë fshat lehtësisht të aksesueshëm, si nga banorët e zonës dhe për të gjithë ata që duan të shijojnë natyrën.

Me intensitet të lartë punimet vijojnë edhe për shtrimin me stabilizant të rrugës në lagjen e Mallikajve, Prush, Njësia Administrative Vaqarr duke bërë komunikimin e këtyre banorëve më të lehtë.

Këto rrugë jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve, por në të njëjtën kohë do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me tregjet e Tiranës. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, shoqërohet me rritje dhe diversifikim të prodhimit bujqësor, që në periudhën afatgjatë rrit të ardhurat dhe përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të këtyre zonave.

Përfundimi i disa prej projekteve madhore në zonën urbane të kryeqytetit  dhe mirëmenaxhimi i ka dhënë mundësi Bashkisë së Tiranës që të rrisë vëmendjen e saj në zonat rurale të ish-komunave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit