Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë vizitës në SHBA mori pjesë në forumin parlamentar për inteligjencën dhe sigurinë në Washington. Ai informoi kongresmenët dhe senatorët për ecurinë e deritanishme të implementimit të reformës në drejtësi.

Gjithashtu ai kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri për të investuar dhe heqjen e tatimit të dyfishtë Shqipëri-SHBA, iniciativë  që sipas tij “do t’i bënte kompanitë amerikane më të interesuara për investime në Shqipëri”.

Gramoz Ruçi shoqërohej në forum nga kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, Mimi Kodheli, Anastas Angjeli dhe Fatmir Mediu.

dy.b/shqiptarja.com