Banorët e zonave të Yzberishtit, Astirit, Kombinatit, Kodër Kamzës, Yrshekut e Kasharit shumë shpejt do të marrin zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm cilësor dhe në sasinë e duhur.
Kjo falë Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës të cilët po vijojnë punën intensive për ndërtimin e linjës së transmetimit të ujit nga Impianti i Bovillës në Depon e Yzberishtit.
Aktualisht puna po vijon përgjatë rrugës “Loni Ligori” në mënyrë që linja e re të ndërtohet brenda të gjitha parametrave botërore duke garantuar siguri dhe cilësi maksimale për furnizimin me ujë. UKT-ja sqaron se ky është vetëm një segment i linjës që nis nga Impianti dhe përfundon në Depon e Yzberishtit.
Linja e transmetimit është e ndarë në tre lote për të cilat ka nisur njëkohësisht zbatimi në terren në mënyrë që brenda vitit linja të jetë në funksion të plotë.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5c8b83c86ed11ujesejellsi2.jpg)
Tubacionet e dimensioneve të mëdha do të bëjnë të mundur furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor të zonave si Yzberisht, Astir, Kombinat, Kodër Kamëz, Yrshek, Kashar etj, të cilat deri tani janë furnizuar përmes stacioneve të pompimit.
Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës sqarojnë gjithashtu se paralelisht do të punohet edhe në rrjetin shpërndarës të këtyre zonave në zhvillim për shkak se rrjeti ekzistues nuk i përballon kërkesat në rritje për ujë të pijshëm. Për më tepër UKT-ja po kujdeset që të çojë ujin edhe në ato segmente të cilat nuk kanë fare akses ndaj rrjetit të ujësjellësit.
Për shumë vite pa asnjë investim, linja e transmetimit do t'i japë fund problematikave më të cilat janë hasur deri më tani qytetarët e këtyre zonave, sidomos gjatë stinës së thatësirës.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5c8b83d69389fujesjellesi.jpg)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.5%
-
Jo
19.6%
-
Ndoshta
10.8%
Vota total: 499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama tregon pse ishte krenar për punën e tij si kryetar bashkie i Tiranës: Jepeshin 96-97 mijë përgjigje në vit me shkrim
22 Qershor, 10:45
-
Opozita nesër protestë para bashkisë së Tiranës, policia përsërit thirrjen për distancim nga dhuna! Bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve
20 Qershor, 12:26
-
6 qytetarë marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Bashkohemi në një skuadër me misionin për të çuar Shqipërinë përpara
18 Qershor, 12:01
-
Veliaj takim me bashkitë malazeze anëtare të B40 në Podgoricë: Ambicia ime, të rrisim numrin e bashkive anëtare për të lobuar për projektet e BE
1 Qershor, 22:39
-
Humbën betejën me Covid-19, dy rrugë në Tiranë marrin emrat e dy mjekëve, Bledi Nini dhe Gerond Husi, Veliaj: Aseti numër një i qytetit janë njerëzit
30 Maj, 12:41
-
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, në hetim Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues
15 Maj, 13:20
-
Rithemelimi e PL protestë para Bashkisë së Tiranës, hedhin molotovë e heqin me dhunë barrierat metalike
7 Maj, 08:16
-
Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve
5 Maj, 07:19
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Mero Baze: Vajza e Saliut, e bija e Zhulalit e djali i Fariut protestojnë me parullën 'Poshtë fëmijët e baballarëve'
11 Prill, 14:16
-
Veliaj bashkëbisedim me ekselentët e gjimnazit ‘Myslym Keta’: Brezi juaj duhet të jetë flamurtar i kulturës së re për mos të penguar njëri-tjetrin
1 Mars, 15:24