Investimi i UKT-së, rrjet i ri kanalizimesh në rrugën 'Ali Shefqeti'

Investimi i UKT-së, rrjet i ri kanalizimesh në rrugën 'Ali Shefqeti'

Pamje nga punimet në rrugën “Ali Shefqeti”

 

Bashkia e Tiranës është duke kryer një sërë investimesh në përmirësimin e rrjeteve të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve për të shmangur përmbytjet që shkaktohen nga shirat në sezonin e dimrit. 

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve e Bashkisë Tiranës ka nisur të zbatojë një tjetër projekt që do t’u vijë në ndihmë qindra familjeve në rrugën “Ali Shefqeti”, në Njësinë Administrative Nr.1. 

UKT ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë nga funksioni rrjetin e vjetër të kanalizimeve në rrugën “Ali Shefqeti”, duke e zëvendësuar me tubacione të reja, të cilat do të ofrojnë siguri maksimale për menaxhimin e ujërave të përdorura.

Ky është një tjetër investim që i shkon zonës, pasi më parë janë bërë një sërë ndërhyrjesh në rrjetin rrugor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë