Investimi në fiderat e rinj, Rama: Revolucion, në 7 vjet janë bërë më shumë se në dekada! Kemi përgjysmuar humbjet në rrjet të energjisë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ndërtimin e fiderave të rinj, si dhe kabinave të reja në Tirane, të cilat do të garantojnë jo vetëm cilësi në furnizim, por edhe reduktimin e humbjeve të energjisë.

I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ata inspektuan nënstacionin e Uzinës së Autotraktorëve, e cila furnizon me energji elektrike 211 mijë banore dhe një numër të vogël fabrikash.

Nënstacioni i ndërtuar në vitet 60 nuk i ishte vënë dorë prej 30 vitesh, ndërsa prej një viti ka nisur puna me shtimin e transformatorëve të rinj dhe fiderave të rinj, ku deri në fund pritet të zëvendësohen edhe 4 fiderët e fundit të rinj të linjës 20 kv dhe ky nënstacion do të jetë një investim totalisht i ri.

Ky është një investim 13 milionë dollarë, ku ka ndihmuar edhe Banka Botërore, dhe deri më tani janë investuar 9 milionë dollarë. Deri në fund të vitit pritet që investimet të përfundojnë në këtë nënstacion që është më i madhi dhe më i rëndësishmi.

Ministrja Balluku tha se puna ka nisur para me shtimin e transformatorët të rinj dhe ndryshimin dhe shtimin e fiderave të mëparshme, ndërsa monitorimi i fiderave të rinj bëhet në mënyrë online duke menaxhuar sistemin në distancë.

"Deri në fund të viti të gjitha linjat ajrore do të jenë të zëvendësuar me fidera të rinj, që do të garantojnë jo vetëm cilësi në furnizim, por edhe reduktimin e humbjeve të energjisë. E gjithë monitorimi i fiderave të rinj bëhet në mënyrë online dhe në kohë reale. Në 2013 humbjet në rrjet i kemi pasur 45 % sot jemi në 21.9% dhe do  e mbyllim vitin poshtë 21%", tha Balluku.

Nga ana tjetër vetë kryeministri Rama e cilësoi këtë investim një revolucion që ka munguar për dekada të tëra. Rama tha se nëse nuk do të kishin trashëguar kaq shumë borxhe, investimet do të kishin filluar më parë dhe gjithçka do ishte ndryshe sot.

"Kjo është fantastike, është një revolucion krahasuar me çfarë ishim. Faktikisht 7 vite janë bërë më shumë se në dekada të tëra. Nuk kemi pasur mundësi të investonim më parë se kishim gjithë atë barrë borxhesh, nëse do të punonim hapa pas hapi, imagjino kur do ishim, sot", tha Rama.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 02/09/2020 17:45

    Dhe ai qe do vije mbas teje do gjej nje stacion te vjeter 60 vjec e do thote te njejten gje....propagande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror