Investitorët e huaj mbështesin
betejën ndaj evazionit fiskal 

Investitorët e huaj mbështesin<br />betejën ndaj evazionit fiskal 
TIRANE-  Sipas një sondazhi të FIAA-s, Ekonomia Informale dhe Procedurat Tatimore, ndërmjet pengesave të tjera, mbeten në krye të listës me të cilat komuniteti i biznesit përballet në Shqipëri.

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), ka përshëndetur aksionin e qeverisë kundër informalitetit, duke e përkufizuar një betejë e cila kërkohet prej kohësh nga biznesi.

Në një deklaratë për shtyp, FIAA e konsideroi luftën ndaj informalitetit si rrugën më të efektshme për parandalimin e rritjes së taksave. “Lufta ndaj ekonomisë informale është një ndër sfidat e Shqipërisë e cila është ngritur vazhdimisht  nga komuniteti i biznesit si një nga pengesat kryesore në mjedisin e biznesit, së fundmi e identifikuar në Pyetësorin e FIAA-s mbi Klimën e Biznesit në Shqipëri 2015.

Ekonomia Informale dhe Procedurat Tatimore, ndërmjet pengesave të tjera mbeten në krye të listës me të cilat komuniteti i biznesit përballet në Shqipëri. FIAA konstaton me kënaqësi se këto çështje tashmë janë pjesë e masave të Qeverisë. Për më tepër, çështja e Procedurave Tatimore e ngritur nga FIAA  është gjithashtu pjesë e axhendës së Këshillit të Investimeve në Shqipëri”, duke ju referuar një sondazhi të kryer së fundmi.

Mbështetja
Në këtë kuadër, FIAA shpreh mbështetjen e saj të plotë për iniciativen më të fundit të Qeverisë për të luftuar ekonominë informale në Shqipëri. “Ky është një hap më se i mirëpritur për ekonominë e Vendit, i cili do të përmirësoje ndjeshëm mjedisin e biznesit me përfitime të dukshme për të gjithë popullsinë.

Për më tepër, FIAA beson se një luftë efektive ndaj informalitetit është një nga menyrat më të mira për të parandaluar një rritje të mëtejshme të taksave, e cila do të pengonte rritjen ekonomike” theksonte shoqata. Sipas deklaratës, Shoqata e Investitoreve të Huaj në Shqipëri, e pranishme prej 15 vitesh ka qenë gjithmonë një Partner aktiv i Qeverisë dhe i Institucioneve Ndërkombëtare në vend. FIAA është ndër aktorët më të rëndësishëm, e cila në bashkëpunim me Qeverinë mundëson qëllimin e përbashkët për ta bërë Shqipërinë një mjedis më të mirë për të investuar dhe për të punuar.


“Lufta ndaj informalitetit, mënyra për të ndaluar rritjen e taksave”
Lufta ndaj ekonomisë informale është e vetmja mënyrë për të parandaluar rritjen e mëtejshme të taksave, sipas Shoqatws sw Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Përmes një deklarate për shtyp, FIAA vlerëson se ky është një hap më se i mirëpritur për ekonominë e vendit, i cili do të përmirësojë ndjeshem mjedisin e biznesit me përfitime të dukshme për të gjithë popullsinë. Sipas kwsaj shoqate, ekonomia informale dhe procedurat tatimore, ndërmjet pengesave të tjera mbeten në krye të listes me të cilat komuniteti i biznesit përballet në Shqipëri.
 
Tatimet: Subjektet të deklarojnë xhiron ditore online
Deklarimi i shitjeve ditore nga ana e subjekteve që punojnë me kasë fiskale është një detyrim ligjor, megjithatë të pakta janë bizneset që e respektojnë këtë pjesë të ligjit. Për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar të gjithë subjekteve të tatueshme që të raportojnë online të dhënat në serverin e saj para orës 24:00 të çdo dite. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar atyre subjekteve që nuk zbatojnë këtë detyrim tatimor se konsumojnë veprën penale të “fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë