'Investitor strategjik' Florenc Gjikuria merr pa kosto 30.000 metra tokë shteti në Himarë për ndërtimin e fshatit turistik, hotelit me 5 yje dhe kazino

'Investitor strategjik' Florenc Gjikuria merr pa kosto 30.000 metra tokë shteti në Himarë për ndërtimin e fshatit turistik, hotelit me 5 yje dhe kazino

Florenc Gjikuria

Tirane - Kompania “WhiteRoads Hotel” me pronar Florenc Gjikuria merr pa kosto edhe 22.000 metra trualli tjetër në Himarë nga shteti si investitor strategjik, pranë Delta përroit të Palasës, zonë e mbrojtur kategoria e tretë.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke në total 21 979,4m², pjesë e “Mali i Çikës – Himarë. Përmes një vendimi të miratuar ditën e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin e destinacionit nga kategoria e përdorimit të zërit kadastral “kullotë” në zërin kadastral “truall”. Ndësa Bashkia Himarë kryen veprimet për ndryshimet në regjistrin kadastral, thuhet në vendimin e 11 tetorit.

Projekti komplet parashikon ndërtimin e një fshat turistik, hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes e evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi.

Dy vite më parë në fakt qeveria miratoi vendimin për t'i kaluar kompanisë “WhiteRoads Hotel” me pronar Florenc Gjikuria edhe një sipërfaqe prej 9 mijë metra katror toke në bregdetin e Drimadhës me qira simbolike prej 1 euro. Kjo në favor të projektit të Gjikurisë për ndërtimin e një fshati turistik. Pas kësaj kontrate kompania ka kërkuar dhe 22.000 metra katore tjeter trualli.

“Në total, pas shtesës që kërkohet, parashikohet që vlera e investimit të jetë 21,300,000 (njëzet e një milion e treqind mijë) Euro dhe të krijohen 130 (njëqind e tridhjetë) vende pune’’ thuhet ne vendim.

Vetë subjekti disponon një sipërfaqe prej 3,297 (tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e shtatë) m2 pronë private.  Subjekti “WhiteRoads Hotel” ka nënshkruar kontratë me brand-in ndërkombëtar HYATT INTERNATIONAL LLC.

“Për të përmirësuar hapësirat dhe funksionalitetin e këtij projekti, në përputhje me standartet më të mira të brand-it, subjekti kërkon të marrë me qira një sipërfaqe shtesë shtet në ZK. 1739 prej 22,276.4 m2, me koordinata të përcaktuara, përfshirë dhe zonën e brigjeve si dhe regjim special në fushën e turizmit”  thuhej në vendimin datë 01/08/2023.

Më këtë vendim Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi të pranojë kërkesën dhe të nisin  procedurat e nevojshme ligjore nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Himarë për ndryshimin e kategorisë së përdorimit nga zëri kadastral “kullotë” në zërin kadastral “truall” të sipërfaqeve shtesë  pronë “shtet” në ZK. 1739 në Gjilekë, Bashkia Himarë.  Dje qeveria ka vendosur ndryshimin e kategorisë së tokës.

Hoteli do të zhvillohet pranë Delta përroit të Palasës,  zonë e mbrojtur kategoria e tretë dhe për këtë komisioni ka vendosur dhe 3 kushte:
1 -Të mos prekë dhe cënojë MN “Delta e Përroit të Palasës”, por të zbatohen me kushtet e lejes mjedisore . linjat elektrike, të ujësjellësit, të kanalizimeve dhe çdo linjë tjetër nuk duhet të shtrihen dhe prekin në sipërfaqen e Monumentit Natyror

2 - Përgjatë kufirit me Monumentin, zhvilluesi të kryejë punime duke krijuar një brez të gjelbër miqësor me mjedisin (mbjellje pemësh e bordura me bare antieroziv);

3 - Punimet që do të kryhen në këtë zonë, do të monitorohen vazhdimisht nga AdZM-ja Vlorë duke bashkëpunuar me subjektin zhvillues."

Me 13 dhjetor 2023 zv/kryeministrja në cilësinë e komitetit të investimeve strategjike firmosi edhe dhënien e statusit të vecantë ‘investitor më strukturë akomoduese me 5 yje status special’  aplikuesit WhiteRoads Hotel” sh.p.k’ që do të thotë  që do të ketë lehtësira fiskale procedura administrative të shpejta apo programe mbështetëse.

 

Foto: Vendimi i qeverisë datë 11 tetor për dhënien e 21 979,4m², pjesë e “Mali i Çikës – Himarë kompanisë  “WhiteRoads Hotel”, datë 11 tetor 2024

Vendimi i komitetit të Investimeve strategjike ku pranohet kërkesa që “WhiteRoads Hotel” t'i jepen 22.000 metra katore truall , date 01/08/2023.

 

Vendimi i firmosur nga Belinda Balluku ku “WhiteRoads Hotel” i jepet statusi i vecantë ‘investitor më strukturë akomoduese me 5 yje status special’ 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bert emigranti: 12/10/2024 18:45

    nice foto bravo fotografi

    Përgjigju
  • Nerim Lumi: 12/10/2024 14:17

    Poshtë oligarkët dhe oligarkia.Poshtë Ramoviç dhe partiçka e tij.Shqipëria e shqiptarëve,jo e agallarëve.

    Përgjigju
  • goni: 12/10/2024 04:27

    JO fshat turistik,,,,mund te besh nje hotel,,,por jo fshat turistik,,,se po na behesh si pronar i gjithe himares,,,,vetem nje hotel,,,,,,ndryshe behet projekt i gabuar....dhe na dalin te vertete fjalet e belerit,,,se doni ti merrni tokat fshatareve ne bregdet....

    Përgjigju
  • abc: 12/10/2024 01:21

    ME MIRE TE BEJE GJIKURIA HOTEL ME 5 YJE,,,SESA TE BEJNE SHPELLARET BARE ME KASHTE.,, APO LOKALE ME BLLOQE,, .....DUHET TE VENDOSIM QE BREGDETI DUHET TE NDERTOHET ME 5 YJE..,,NE BREGDET DUHET TE KEMI NJE STANDART ME 5 YJE,.NDRYSHE NA MORI LUMI,,,NUK BEHET BREGU SIC ESHTE BERE GOLEMI,DHE DURRESI,,DURRESI QE JANE NJE TURP....

    Përgjigju
    • Klod: 12/10/2024 07:58

      As shpellaret as Gjikuria.Ajo siperfaqe i takon shtetit dhe duhet te mbetet e tille, nuk duhet tjetersuar.Si mund te marresh nje pasuri te tille me 1 euro? Po dalin fjalet e Belerit

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden nënshkruan ligjin për financimin e qeverisë, shmanget mbyllja e pjesshme e saj

Biden nënshkruan ligjin për financimin e qeverisë, shmanget mbyllja e pjesshme e saj