Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës që lidh qendrën e Tiranës me Kombinatin, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë. Është vendosur infrastrukturë dhe sinjalistikë për të gjithë kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.
Pasi inspektoi punimet e kryera, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se: “Janë 2.5 km që lidhin Unazën e Madhe të Tiranës me qendrën e Kombinatit, aty ku kemi mbaruar edhe investimin tjetër te varrezat e Sharrës, Vaqarrit, Pezës, Ndroqit apo ata që respektojnë të afërmit e tyre në varrezat e Tiranës”.
Investimi do të vazhdojë. “Do të vazhdojmë investimet në dyja anët e rrugës. Nga njëra anë është “Misto Mame”, ku kemi ndërhyrë në disa lagje, por do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera. Kurse, në anën tjetër, është “Musine Kokalari”, e me radhë të gjitha lagjet deri në Sharrë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj. Sipas kryebashkiakut Veliaj, shumë shpejt do të marrë zgjidhje edhe problemi i kanalizimeve, ku projekti për rregullimin e pusetave për ujërat e zeza do të ndodhë shumë shpejt, shumë e rëndësishme për higjienën e kryeqytetit.
Një lajm i mirë është edhe për personat që duan të lëvizin me biçikletë, ku në të dyja krahët do të ketë korsi për biçikletat. Gjylameti vlerësoi angazhimin e bashkisë dhe shprehu besimin se ky ndryshimi do të jetë edhe nëpër rrugica. “Sot po shohim nga afër një nga investimet më cilësore të gjithë Bashkisë së Tiranës, që i shërben jo vetëm gati 60 mijë banorëve të Kombinatit, por është edhe një rrugë hyrëse dhe dalëse për të gjithë Tiranën".
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor, 14:34
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor, 12:34