IOM: Mbi 400 emigrantë të mbytur
gjatë vitit 2016 në  detin Mesdhe

IOM: Mbi 400 emigrantë të mbytur<br />gjatë vitit 2016 në  detin Mesdhe
Më shumë se 400 emigrantë kanë humbur jetën që prej fillimit të këtij viti, teksa përpiqeshin të kalonin për në Europë përmes detit Mesdhe. Kjo shifër është dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin. Në 6 javët e para të 2016, numri i refugjatëve që kanë mbërritur në Europë është rritur 10 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Që prej 1 janarit, Organizata ka bërë të ditur se në Europë kanë mbërritur plot 76 mijë njerëz në rrugë detare, gjë që përllogaritet në rreth 2.000 të tillë në ditë. Shumica e vdekjeve të sivjetshme kanë ndodhur në itinerarin tepër të shkurtër të Mesdheut lindor, pikërisht mes Turqisë dhe Greqisë, ndërkohë që në të kaluarën numri më i madh i viktimave është shënuar në itinerarin e Mesdheut qendror, atë nga Libia drejt Italisë apo edhe Maltës.

Deklarata e IOM-së vjen vetëm një ditë pasi Rojet Bregdetare të Turqisë njoftuan për vdekjen e 27 emigrantëve, pas përmbysjes së varkës me të cilën udhëtonin në gjirin e Edremit, teksa përpiqeshin të mbërrinin në ishullin grek të Lesbosit.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën