TIRANE- Kompania informatike Apple do të sjellë shumë shpejt në Shqipëri modelin më të ri celuar, iPhone 4S.
iPhone i cili doli në treg më 14 tetor, fillimisht në 7 shtete, pati shumë sukses. Brenda 3 ditësh u shitën 4 milionë telefonë të tillë, ndërsa deri më 28 tetor doli në tregjet e 22 shteteve të tjera.
Aktualisht është në fazën e shpërndarjes në tregjet e Shqipërisë, Hong Kongut, Koresë së Jugut, Bullgarisë, Armenisë, El Salvador, Greqisë, Guatemalësm Maltës, Malit të Zi, Zelandaë e Re Panama, Poloni, Portugali dhe Rumani, njoftojnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar kompanisë Apple.
Zyrtarisht 4S do të jetë në treg më 11 nëntor, ndërsa porositë kanë nisur që më 4 nëntor, por nuk janë në dispozicion për Shqipërinë, El Salvadorin, Maltën, Malin e Zi dhe Panama.
Celulari iPhone 4S, është një aparat i pajisur me një program të sofistikuar komandash vokale me emrin Siri.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com