Por revolucioni që Apple prezantoi ka të bëjë me kufiet me të cilat shumë prej nesh janë shumë të lidhur. Iphone 7 jack nuk do të ketë një vend ku mund të vendosësh kufiet, por do të zëvendësohet me lidhjen Lightning e cila përdoret për të karikuar telefonin dhe për të kaluar të dhëna me kompjuterin.
Kufje pa fishë përmes infraredit aktivizohen në momentin që vihen në vesh. Këto kufje shoqërohen me bateri dhe janë të karikueshme. Jetëgjatësia e baterive të tyre me një karikim shkon 24 orë.
Iphone do të jetë në gjendje ti rezistojë ujit dhe agjenteve atmosferikë dhe vjen me një procesor 50 përqind më të shpejtë sesa paraardhësi i tij. Në këtë mënyrë Iphone bëhet stereo.
Në të dy modelet, Apple thotë se kohëzgjatja e baterisë është rreth 60 përqind më shumë se në produktet paraardhës.
Veç iPhone Apple prezantoi edhe serinë më të fundit të Smart Watc.Modelet e reja pritet të tërheqin vëmendjen e të gjithë të apasionuarve pas teknologjisë dhe jo vetëm.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)