TIRANË - Inspektorjati Qëndor Teknik ka publikuar listën e karburantëve të cilët janë gjobitur për mungesën e cilësisë. Janë 11 pika karburantesh që kanë marrë gjobë për tregtim të karburanteve jashtë standardit dhe 3 të tjera për mungesë të dokumentacionit.

Gjobat për ato karburante që kanë mungesë në dokumentacion varjojnë nga 100 deri në 150 mijë lekë, ndërsa ato karburante që tregtojnë jashtë cilësisë, gjoba është nga 1.5 milionë deri në 3 milionë lekë.

IQT prej disa muaj ka gjobitur qindra pika karburantesh të cilat tregtojnë jashtë standardeve.

subjektet
subjektet
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)