IRAK-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 275 trupa me qëllim mbrojtjen e ambasadës amerikane në Bagdad. Lajmi vjen nga Shtëpia e Bardhë e cila ka thënë se trupat do të ndihmojnë në zhvendosjen e një pjese të personelit nga ambasada e kryeqytetit iraken.

Megjithatë theksohet se kjo ambasadë do të mbetet e hapur, dhe një shumicë e konsiderueshme e personelit do të mbetet në vend për të kryer misionin e tij të sigurisë kombëtare, -theksohet në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. Vetëm në javën e fundit, ekstremistët islamikë kanë pushtuar një numër të lartë qytetesh, duke sekuestruar një sërë armësh. Ndërkohë, luftime të ashpra raportohen së fundmi në Bakuba.

Sekretari amerikan John Kerry tha se Uashingtoni nuk do të përjashtojë asnjë ndërhyrje që do të ishte konstruktive, duke theksuar se çdo bashkëpunim me Iranin do të kryhet hap pas hapi. Gjithësesi, sipas korrespondentëve, zyrtarët amerikanë kanë refuzuar çdo opsion për bashkëpunim ushtarak me Iranin edhe pse në një deklaratë të SHBA-së, ata shprehen të gatshëm për të diskutuar masat që mund të ndërmerren për të ndaluar avancimin e rebelëve.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)