Të paktën 32 persona kanë mbetur të vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë i dy shpërthimeve të njëpasnjëshme kamikaze në Jug të Irakut.
Shpërthimi i parë ka ndodhur pranë zyrave qeveritare në Samawah, qytet me shumicë Shiite në jug të Bagdadit.
Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi pak minuta më vonë në një stacion autobusi në të njëjtin qytet.
Autoritetet vendase kanë pohuar se të paktën 40 persona kanë mbetur të plagosur në atentatin e dyfishtë, ndërsa pritet që bilanci i viktimave të rritet gjatë orëve në vijim.
Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, nëpërmjet postimeve në rrjetin social Twitter.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com