Irak, 47 kompani në garë për naftë dhe gaz

Irak, 47 kompani në garë për naftë dhe gaz
BAGDAD- Me dhjetëra kompani po garojnë për të siguruar tenderat e naftës dhe të gazit natyrakl në Irak. Kjo situatë erdhi si pasojë e hapjes së raundit të katërt të ofertave nga Iraku për naftën dhe gazin natyral. Të gjitha kompanitë po konkurojnë me shpresën se do të arrijnë të sigurojnë të drejtën për zhvillim të sektorit të energjisë në shtetin e Irakut. Për dallim nga tre tenderët e mëparshëm që u mbajtën që nga viti 2003 e që u ofronte firmave të huaja rritjen e prodhimit për komplekset ekzistuese të naftës dhe gazit, tenderi i ri është shpallur për 12 kompani të pazhvilluara. Në garë thuhet se janë regjistruar, deri më tani, 47 kompani të cilat do t’i bëjnë ofertat e tyre gjatë së mërkurës dhe së enjtes.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot