Irak, disa sulme me bomba 
84 të vdekur, 300 të plagosu

Irak, disa sulme me bomba <br />84 të vdekur, 300 të plagosu
IRAK- Sulme të përgjakshme me bomba kanë ndodhur sot në Irak, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 84personave, ndërsa rreth300 të tjerë janë plagosur.
Në kryeqytetin irakian, Bagdat, viktimat ishin pelegrinë shiitë, të cilët ishin mbledhur në një tubim fetar, në kohën kur nje makinë bombë ka shpërthuer në mes të turmës. Ndërsa në Hila, dy makina bombë kanë shpërthyer pranë një restoranti në të cilin ndodheshin edhe punonjës policie, duke shkaktuar të paktën 19 të vdekur.

Tre bomba kanë shpërthyer në Kirkuk dhe një prej tyre ka pasur si shënjestër selinë e një partie politike. Në këtë sulm një person vdiq dhe shumë të tjerë u plagosën rënde në këtë sulm. Raportohet për shpërthime të bombave edhe në Al-Azizyah, në jug të Bagdadit, në Mosul, dhe një tjetër në veri të Qerbelasë.

Asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër përgjëgjësinë për sulmet me bomba. Ndërkohë edhe pse dhuna në Irak ka rënë që nga vrasjet sektare të disa viteve më parë, sërish ndodhin sulme të tilla, të grupeve të ndyshme fetare kundër njeri tjetrit dhe kundër forcave të sigurimit. 

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet