Irak, dy mortaja shpërthejnë pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Irak, dy mortaja shpërthejnë pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Dy raketa ranë pranë ambasadës amerikane në Bagdad pa shkaktuar dëme ose viktima. Kjo u bë e ditur nga një deklaratë e ushtrisë irakene.

Sulmi, i cili ndodhi pak para mesnatës, është pjesë e tensioneve në rritje midis SHBA dhe Iranit

Nga ana e saj, komanda ushtarake Irakiane raportoi "dy shpërthime mortajash" në afërsi të Zonës së Gjelbër, por nuk përmendi ambasadën amerikane.

Iraku, i shkatërruar nga vitet e dhunës dhe konfliktit, vazhdon të pllakoset nga pasiguria me sulme vdekjeprurëse, edhe pse ato janë bërë më pak të shpeshta.

Iraku po përpiqet të paraqesë veten si një vend që ka arritur një stabilitet të caktuar për të bindur aleatët dhe investitorët të kthehen në vend.

Megjithatë, ajo duhet të përballet me praninë në territorin e saj të milicive pro-Teheranit të armatosur dhe të financuar nga instruktorët iranianë.

Sulmi i fundit i këtij lloji daton në 19 maj, kur u hodh një raketë kundër Zonës së Gjelbër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë